“Luftova me alkoolin”, Gent Pjetri: Me gruan u ndava për një flirt, ma mori ajo shtëpinë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.11.2022, 11:09

Gent Pjetri, ndryshe Doktori i Fiksit, kishte disa vite që nuk shfaqej në ekran dhe shumica prej nesh e kishim “aneksuar” në mendjen tonë, gati për ta harruar. Por u desh vetëm një intervistë për ta rikthyer në skenë dhe për ta vendosur në vëmendjen e shqiptarëve.

Siç edhe vetë ka treguar, Pjetri ka kaluar vite të vështira për shkak të konsumit të alkoolit, ndarjes me bashkëshortes dhe humbjes së punës si bashkëprezantues në Fiks-Fare. Tashmë ai ka nisur punë pas disa vitesh dhe pret telefonata në emisionin e mëngjesit në Syri TV.

Së fundmi ai ka dhënë një interviste dhe ka rrëfyer detaje të reja të vështirësive të jetës së tij. Doktori tregon për ndarjen e mundimshme nga ekrani, arsyen e divorcit me ish-gruan dhe humbjen e shtëpisë në gjyqin ndaj saj.

“Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr, do hapet një gjyq dhe dikush do të humbasë. Në këtë rast humba unë, se shtëpinë e ka ajo, s’e kam unë”, tha fillimisht ai. Më pas i pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhtia, ai u përgjigj: “Tradhti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë”, tregon ai.

Genti tregon edhe për vështirësitë për të fituar betejën me varësinë ndaj alkoolit. “Ka probleme në punë, trysninë e kam pasur gjithmonë problem. Jam fëmijë i vetëm, pa motër dhe vëlla, gjithmonë kërkoja mbështetje. Kur të thyhet zemra... U bashkova me armiqtë e mi, u bëra armik i vetes.

Pata probleme me alkoolin. Nuk është zgjidhje. E pija atë dreq alkooli, por nuk merrem më me atë lloj sporti, sport i vështirë për mua. Tani njëherë në javë e do njeriu, e do shpirti”, tregon Genti, i cili zbulon edhe emocionet e rikthimit në ekran. “Më kishte marrë malli shumë, po ta zgjas prekem. E kam adhuruar dhe e dua”, përfundon ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit