Rrahje masive në Drenas, disa përsona dërgohen në QKUK

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2022, 22:48

Një përleshje brutale mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, ku janë përfshirë 9 të rinj.

Mosmarrëveshja mes tyre kishte nisur fillimisht në një kafiteri (bilardo), që eskaloi më pas në rrugë, ku dyshohet se u përdorën edhe mjete të forta,raporton sinjali.Sipas informacioneve të para, rasti ndodhi pas një konflikti verbal, që i shtyri të miturit të dalin nga lokali, duke u rrahur më pas me grushte, më ç’rast janë përdorur edhe thika dhe shkop bejsbolli.

Sipas gazetës Sinjali, katër persona kanë marrë lëndime dhe fillimisht janë trajtuar në Drenas e më pas janë transferuar në QKUK.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ku është konfiskuar thika që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe tre persona janë shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është nxjerrë aktvendim për ndalim, njëri për 24 orë për shkak se është i mitur dhe dy të tjerë për 48 orë, nën dyshimet për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit