Ujësjellësi lë të prishur rrugën në Kamëz prej 4 muajsh, qytetari: Na u shkatërruan makinat nga kjo gropë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2022, 16:22

Në Kamzën e Rakip Sulit, Ujësjellësi prish rrugët dhe nuk kujtohet për t'i rregulluar më.

Rruga "Monarkia Shqiptare" prej 4 muajsh është prishur nga Ujësjellësi Kanalizime Kamëz. Por pasi e kanë hapur dhe prishur rrugën, punonjësit e Ujësjellësit nuk janë kthyer për të rregulluar dëmet e shkaktuara edhe pse kanë kaluar 4 muaj që nga "punimet" e tyre.

Qytetarët që kanë denoncuar rastin në redaksinë tonë shprehen se çdo ditë ngelin makina në gropën e madhe në mes të rrugës dhe shumë prej tyre janë prishur.

Shpresojmë që Suli pasi të shohë gropën e madhe në mes të rrugës dhe katastrofën e shkaktuar nga UKK të reagojë para se ndonjë makinë e tij të bëhet "viktimë" e radhës.

Denoncimit i qytetarit:

prsh jam nje Qytetar nga kamza ka 4 muaj qe esht keshtu rruga e kan prish gjith rrugen te usjellsit e ujit ju lutem publikoje sepse te gjith prz i kemi prish makinat gjdo dit ngel nga nje makin ne ket grop ju lutem publikoje anonim kjo ndodhet ne kamzez rruga monarkia shqiptare

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit