Habit drejtori i SPAK, Kraja: Alqi Bllako dhe Lefter Koka mund të dalin të pafajshëm

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.11.2022, 14:59

Ish-zv.ministri Lefter Koka dhe Alqi Bllako mund të dalin të pafajshëm. Kjo është deklarata tronditëse e Arben Krajës, drejtorit të SPAK. Në një intervistë dhënë së fundmi, Kraja thotë se është Gjykata që do të thotë fjalën e fundit për të arrestuait e aferave të inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit.

Madje sipas Krajës nëse ata fitojnë pafajësinë, mund të shpërblehen nga paratë e taksapakuesve shqiptarë për burgun që kanë bërë. Më herët Lefter Koka u lejua që të trajtohet nga ana mjekësore duke lënë qelinë e paraburgimit, ndërsa Alqi Bllako u liruar duke marrë masën e “arrest shtëpie” por SPAK e riktheu sërish në burg.

“Janë dy procedime penale që po hetohen, njëri lidhet me inceneratorin e Elbasanit, tjetri me atë të Fierit. Secili nga prokurorët ka vlerësuar faktin për të cilën ai ka qenë duke hetuar. Për një person për fakte të ndryshme mund të dalin dhe dy masa sigurie të ndryshme.

Ne kemi kërkuar masën e sigurimit por ne kemi detyrimin që këta të prozumohen të pafajshëm deri sa të jepet vendimi i formës së prerë. Masat e sigurimit ankimohet. Janë disa shkallë të gjyqësorit që i vlerësojnë masat. Unë e di që Gëllçi është shpallur fajtor.

Ligji parashikon që nëse Gjykata në fund do të japë vendim dhe do deklaroj të pafajshëm ai ka të drejtë të kërkojë rimbursim për të gjithë burgun që kanë bërë.”- tha Arben Kraja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit