Tiranë/ Apartamenti jepet me qira vetëm për vajzat e bukura, e reja shokohet: Ne jo të bukurat të flemë në qiell të hapur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2022, 15:25

Çmimet e qirave të banesave, apartamenteve dhe zyrave në Tiranë sa vijnë e rriten çdo ditë e më shumë. Pavarësisht faktit se qytetarët ankohen vazhdimisht për rroga të ulëta e papunësi, askush dhe asgjë nuk i ndalon pronarët e ambienteve që të rrisin çmimet.

Por përveç rritjes së çmimeve të qirave, qytetarët, kryesisht vajzave u duhet të përballen edhe me probleme tjera.

Një vajzë ka denoncuar në redaksinë tonë një njoftim të çuditshëm që ka parë së fundmi në rrjetet sociale. Në njoftimin që ajo ka parë në "Facebook" në një faqe ku bëhen lajmërime për shtëpi me qira, thuhet se jepet një shtëpi me qira vetëm për vajza të bukura. Krahas këtij kriteri thuhet se qiraja për apartamanentin 1+1, 60 metër katror është 1500 euro në muaj plus pagesa e dy muajve si garanci.

Nuk dihet nëse personi që ka shkruar këtë njoftim e ka seriozisht apo jo, por nëse është e vërtetë diçka e tillë është tepër e çuditshme.

Mesazhi i vajzës:

Pershendetje Joq, po shikoja per shtepi me qera, dhe ja cfare shikoj dmth ne jo te bukurat te fleme ne qiell te hapur. Te kjo faqja hidhen njoftime kush kerkon shtepi me qera ose per te blere ne facebook

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit