Banorët e Astirit humbin shpresat nga bashkia e Lalit, mbledhin lekët dhe forcat bashkë për të rregulluar rrugën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2022, 14:22

Në Tiranën, kryeqytetin e rinisë 2022 dhe kryeqytetin e sporteve 2023, rrugët vijojnë të jenë në gjendje të mjerueshme.

Në zonën e Astirit, aty ku pallatet shtohen si kërpudhat pas shiut rrugët janë në gjendje katastrofale. Por ndërkohë që Lali Leku dhe të tjerët pas tij nuk shqetësohen aspak për këto probleme të qytetarëve, këta të fundit detyrohen të gjejnë vetë zgjidhje.

Banorët e një pallati pranë rrugës "Foto Xhavella" kanë mbledhur forcat bashkë dhe me lekët e tyre kanë mbushur me zhavorr gropat e rrugës që hapen edhe më shumë pas reshjeve të shiut. Ata e kanë humbur besimin te bashkia pasi thonë se nëse do prisnin "punimet" e tyre situata do bëhej edhe më keq.

Mesazhi i qytetarit:

Në Astir Rr Foto Xhavella pranë Dy palma çunat e pallatit mblodhën lek për zhavor dhe e shtruan vetë rrugën mbushën gropat që hapen pas çdo reshje shiu. Nëse presim nga bashkia keq puna Sapo e bëra Sot pas shiut mund të punohet ndaj e bëmë sot .Nëse kini mundësi publikojë i ju lutem se ndoshta vihet dikush në lëvizje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit