Shtëpinë e ktheu në laborator droge, Çervanaku është drejtor me rrogë 2 milionë lekë në shtet

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.11.2022, 11:26

Viktor Çervanaku, ish-kryetari i Komunës së Frakullës, i arrestuar një ditë më parë për drogën e gjetur në oborrin e banesë së tij në Fier, mësohet se punonte aktualisht në OST, si vartës i ministres së Infrastruktutës dhe Energjisë, Belinda Ballukut.

Çervanaku aktualisht jetonte në Tiranë, ku mbante detyrën e drejtorit të administratës pranë Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe kishte një pagë prej më shumë se 2 milionë lekësh të vjetër në muaj, që duket se nuk i kanë mjaftuar.

Ish-kryebashkiaku u vu në pranga së bashku me të birin dhe të fejuarën e këtij të fundit, pas një aksioni të mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia e Malit të Zi, teksa hetimet zgjatën më shumë se 4 muaj. Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.

Siç mësohet, kokaina futej brenda thasëve me pleh kimik, me qëllim për të kaluar filtrat e doganave dhe për të mbërritur pa probleme në destinacion. Sinjalizimi për këtë aktivitet kriminal ka ardhur nga shërbimet informative të huaja.

Ngarkesa e drogës ka mbërritur nga Kolumbia në Tivar 4 muaj më parë dhe më pas është dërguar në Frakull. Prokuroria thotë se ka pasur biseda mes protagonistëve dhe personave të përfshirë në aktivitetin kriminal. Dyshohet se ka dhe persona zyrtarë të tjerë të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit