430 kg kokainë me vlerë 40 mln €‎ u zbuluan në Fier, Zenel Çervanaku porositi 24 ton pleh nga Kolumbia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2022, 11:27

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me kokainën e sekuestruar ditën e djeshme në Fier në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës Frakull, Viktor Çervanaku.

SPAK ka njoftuar ditën e sotme se janë sekuestruar 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro. Ndër të tjera janë sekuestruar edhe 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete. Deri më tani janë ekzekutuar 10 urdhra arreste për 10 shtetas shqiptarë.

Kokaina është nisur nga Kolumbia në maj të këtij viti pasi ishte porositur nga shtetasi Zenel Çervanaku, pronar i një kompanie që merret me tregtimin të plehrave kimike. Vlen të thuhet se kjo kompani është regjistruar në QKB më 19 janar 2022 dhe në maj është bërë porosia për plehun bashkë me kokainën.

Autoritetet kanë deklaruar se ekzistonin të dhëna se në maj 2022 në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një ngarkesë me pleh kimik, që do të shkonte në Pire Greqi dhe më pas në Mal të Zi i porositur nga një shtetas shqiptar. Kaq ka mjaftuar që autoritetet malazeze dhe ato shqiptare të mbajnë nën monitorim ngarkesën dhe më pas zbulimin e kokainës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit