I riu shqiptar kapet me 100 mijë £ kanabis në Skoci: Do blija një makinë, erën nuk e ndjeva se kisha pirë vetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2022, 10:25

Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite burg në Angli pasi u kap duke transportuar kanabis me vlerë 100,000 paund.

Sipas mediave angleze Robert Sulollaraj, 24 vjeç, po udhëtonte nga Newcastle për në Glasgow kur policia e ndaloi për kontroll pasi panë drejtimin e çrregullt të makinës. Por kur oficerët iu afruan Volkswagen Golf-it ata u ‘mbytën’ nga era e kanabisit. Një kontroll zbuloi çanta që përmbanin 9.7 kg drogë të klasës B, e cila sipas ekspertëve do të vlente më shumë se 97,000 £.

Në posedim të shtetasit shqiptar Sulollaraj iu gjetën gjithashtu dy celularë dhe një leje drejtimi false. Një iPhone u analizua nga oficerët dhe aty u zbuluan një varg mesazhesh me tekst, foto dhe video që e lidhin atë me tregtinë e drogës.

Sulollaraj i cili ishte edhe vetë përdorues i kanabisit mohoi çdo lidhje me kanabisin në makinën e tij dhe këmbënguli se kishte udhëtuar në Skoci me kushëririn e tij 25-vjeçar për të blerë një makinë të re dhe nuk kishte vënë re asnjë erë në automjet.

I riu shqiptar u shpall fajtor edhe për posedimin e patentës false. Ai u dënua me tre vjet dhe gjithashtu u skualifikua nga drejtimi i makinës për dy vjet. Sulollaraj, i cili tha se pinte shumë duhan dhe kanabis gjatë ditës këmbënguli se nuk e kishte idenë se kishte drogë në makinë.

Kur u kontrollua makina, dëgjova oficerin e policisë duke thënë ‘bingo’. Nuk e besova sepse nuk dija për drogën. Kisha tymosur kanabis, por nuk e dija se kishte kanabis në makinë dhe nuk ndjeja erë asgjë përpara se policia të më thoshte se ishte aty.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit