Bashkëpunonin me trafikantët/ 7 mijë rrënjë kanabisi në Fier, arrestohen dy specialistë krimesh

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.11.2022, 09:55

Fieri dhe Berati duket se kanë qenë qytetet ku ka lulëzuar droga më së shumti në këtë verë dhe vjeshtë. Mëngjesin e sotëm janë arrestuar dy specialistë krimesh në policinë e Fierit.

Spartak Gjiçali dhe Roland Ndreko akuzohen se kishin bashkëpunuar me kultivuesit e drogës për mbjelljen dhe përpunimin e 7000 rrënjëve kanabis.

Përveç dy policëve, policia ka arrestuar edhe katër shtetas të tjerë, që merreshin me mirëmbajtjen, kujdesin dhe ruajtjen e kanabisit.

NJOFTIMI – Spartak Gjiçali, me funksion Specialist për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

– Roland Ndreko, me funksion Ndihmës Specialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

–Sejdi Genica, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

–Vezir Genica, caktuar me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

– Robert Bego (alias Fatmir, Xheki Qelia), me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

–Elez Qelai, me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

Ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit e mësipërm u krye mbështetur në materialet e kallëzimit të referuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat, pasi në datë 20.07.2022 janë gjetur dhe konstatuar të kultivuara një sasi bimësh narkotike në fshatin Mujalli-Fier, për të cilën Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka regjistruar Procedimin Penal Nr.828/2022.

Nën drejtimin e Prokurorit të çështjes janë kryer veprime hetimore duke përdorur edhe mjete të posaçme, proces nga i cili u dokumentua autorësia e veprës penale të dyshuar, si ndaj shtetasve, ashtu edhe ndaj punonjësve të policisë, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre favorizuan këtë veprimtari të paligjshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit