Tre të rinj lezhianë arrestohen për drogë, dy prej tyre përdhunuan një vajzë 15-vjeçare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2022, 09:27

Tre të rinj janë arrestuar së fundmi në Lezhë pasi akuzohen për shpërndarje kokaine. Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë shtetasit me iniciale I. P., 20 vjeç, A. G., 19 vjeç dhe K. T., 20 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim një 16-vjeçar.

Këta të rinj në shtëpinë e 16-vjeçarit kishin fshehur lëndën narkotike kokainë dhe mjetet e nevojshme për shitjen e saj. Ndërkohë që dy të rinjtë I. P., 20 vjeç dhe A. G., 19 vjeç akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur, 15-vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndëshkimi”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën informative, për disa të rinj që shpërndanin lëndë narkotike kokainë. Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pako të mbushur me dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike,1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme. Gjithashtu, gjatë operacionit rezultoi se 2 prej këtyre shtetasve kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën informative se disa të rinj kryenin në qytetin e Lezhës, veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike (kryesisht kokainë), në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndëshkimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-I. P., 20 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për drejtim të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike; -A. G., 19 vjeç, banues ne Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje; -K. T., 20 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Lezhë.

Bazuar në inteligjencën informative se këta 3 shtetas shpërndanin lëndë narkotike, të cilën e mbanin në banesën e një 16-vjeçari, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në këtë banesë dhe si rezultat, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në momentin e kontrollit, 16 vjeçari, në banesën e të cilit u gjetën sendet e kundërligjshme, nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni rezultoi se shtetasit I. P. dhe A. G., në banesën e 16-vjeçarit, kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe, e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, në ngarkim të shtetasve I. P dhe A. G., ndërsa në ngarkim të shtetasve K. T. dhe të 16-vjeçarit, materialet u referuan për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit