Modelja e kolme nuk lejohet të hipë në avion: Më thanë je e shëndoshë, s’ka vend për ty!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2022, 00:01

Një modele e kolme është ndaluar të hipë në avionin e Qatar Airways për në Brazil, sepse ajo ishte shumë e madhe për sediljen e saj.

Influencuesja e mediave sociale, Juliana Nehme, 38 vjeç, ka akuzuar tani kompaninë ajrore të Lindjes së Mesme për diskriminim ndaj saj për shkak të madhësisë së saj. Në një postim për 118,000 ndjekësit e saj në Instagram, Juliana tha se nuk u lejua të hipte në avionin nga Bejruti në Doha më 22 nëntor. Ajo kishte qenë me pushime në Liban me familjen e saj dhe kishte mbërritur në vend përmes Air France pa probleme.

Por duke humbur këtë fluturim ajo humbi edhe fluturimin tjetër pë Sao Paulo, vendi ku jeton. Juliana tha se Qatar Airways nuk u ofrua t'i kthente asaj 830 £ që kishte paguar për biletën e saj. Në vend të kësaj, Jualiana tha se linja ajrore i kishte kërkuar të blinte një biletë të klasit të parë pasi aty ka vende më të mëdha. Juliana u shpreh në rrjetet sociale:

Po më mohojnë të drejtën për të udhëtuar... Jam e dëshpëruar, më ndihmoni, nuk duan që unë të hipi në avion sepse jam e shëndoshë.

Si përfundim ajo qëndroi në Liban me nënën e saj, ndërsa motra dhe nipi i saj u kthyen në shtëpi. Ajo u tha ndjekësve të saj:

Sa turp për një kompani si Qatar Airways të lejojë këtë lloj diskriminimi ndaj njerëzve! Unë jam e shëndoshë, por jam si gjithë të tjerët!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit