Dy persona dyshohet se dhunuan seksualisht një 11-vjeçare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.11.2022, 20:08

Një rast i rëndë është denoncuar sot në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ku viktimë ëshrë një 11-vjeçare. Dy persona tashmë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunim” vitin e kaluar.

Sipas gazetës Sinjali, janë mësuar detaje tronditëse për këtë ngjarje ku viktimë është një vajzë e moshës 12-vjeçare, e cila ishte 11-vjeç, kur dy persona, po ashtu të mitur dyshohet se e dhunuan seksualisht.

Rasti është zbuluar pas denoncimit të viktimës dhe nënës së saj, e cila sot ia ka mësyrë Prokurorisë për të raportuar se dy të mitur, kanë abuzuar me vajzën e saj, në mars të vitit të kaluar. Dy të dyshuarit, njëri tash 18 vjeç, por në kohën kur dyshohet se e ka kryer veprën ishte 17, si dhe tjetri 15-vjeçar, me përdorimin e forcës kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë në Prokurori, rasti ka ndodhur në një tualet, kur dy të miturit ia kishin zënë pritën 11-vjeçares dhe duke ia mbyllur gojën për të mos kërkuar ndihmë, dyshohet se e kanë zhveshur dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, fillimisht njëri e pastaj tjetri.

Ky rast i tmerrshëm aktivizoi Prokurorin e Shtetit, për të nxjerrë vendim që të sigurohet prezenca e dy të dyshuarve, të cilët janë paraqitur për intervistim, ku gjatë dhënies së deklaratave kanë mohuar kategorikisht ta kenë kryer veprën penale për të cilën janë denoncuar.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim që dy të dyshuarit, njëri prej të cilëve tash i mitur të dërgohen në mbajtje dhe të nisin hetimet për mbledhjen e informacioneve që zbardhin në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit