Në Ishull të Lezhës rrugët me pellgje mesjetare, qytetarja: Fëmijët shkojnë në shkollë me këmbët ujë, ankesat s’merren parasysh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2022, 19:41

Cilësia e rrugëve në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar. Nga veri në jug ka pafund rrugë që prej vitesh janë lënë në mëshirë të fatit nga pushtetarët që fondet për mirëmbajtjen e tyre i përdorin për çdo lloj gjëje dhe vetëm për qëllimin e duhur jo.

Në fshatin turistik Ishull, pak kilometra larg Lezhës kryebashkiakët nuk janë kujtuar ndonjëherë për rregullimin e rrugëve. Një qytetare e kësaj zone ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e mjerueshme të rrugëve që prej vitesh janë në lënë në harresë nga kryetarët e pushtetit vendor.

Sipas qytetares pavarësisht faktit se kryetarët e bashkisë ndërrohen vazhdimisht, rrugët vazhdojnë të jenë të pashtruara dhe pa ndriçim. Ajo thotë se para 1 viti shkolla pranë rrugës së fshatiti është rikonstruktuar por askush nuk është kujtuar për të shtruar rrugën ku çdo ditë kalojnë me qindra fëmijë. Këta të fundit ndjekin mësimin me këmbët me baltë dhe të lagura ujë pasi rruga para shkollës është e pashtruar dhe plot me pellgje uji.

Situata bëhet edhe më problematike gjatë këtyre ditëve ku përveç reshjeve të shiut ka patur edhe përmbytje.

Pavarësisht ankesave e denoncimeve të shumta, qytetarët ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga pushtetarët. Shpresojmë që ky denoncim të ketë efekt dhe banorët e fshatit Ishull të kenë rrugë të mira ashtu siç i meritojnë.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje. Une qe po ju shkruaj jam banore e fshatit Ishull-Lezhe, ne qytetin e Lezhes. Ne fakt eshte hera e pare qe po ju shkruaj dhe nuk e di se si ta formuloj tamam ankesen qe dua te percjell ,por ka arritur aty ku s’mban me dhe do perpiqem ta pershkruan me Gjitha detajet. Ne fshatin tone, kryesisht qendra,zona ku ndodhet dhe shkolla ,rruget jane te gjitha te prishura,nje skandal i vertete,a thua se jemi ne fund te dynjase dhe jo nje nje vend ku ka levizje cdo ore te dites. Rruget jane lene ne meshire te fatit me gropa te medha dhe pa ndriçim ,ne nje kohe ku jane disa lagje te tjera te ktij fshati dhe jane te shtruara dhe me ndricim. Mesa duket s’do jemi te se njejtes bashki se ndryshe nuk e shpjegojme Ka vite e vite qe nderrihen kryetaret e bashkise dhe asnje seshte munduar as te vije e ta shikoje si problem. Ca zera thone qe s’ka fonde,ca te tjere thonin qe eshte paraqitur si problem por deri tani ska ardhur askush.

Edhe ne si banore e kemi paraqitur ankesen me cdo detaj por eshte ne pritne dhe kjo si te tjerat me perpara.. E keqja me e madhe eshte rruga kryesore e shkolles ku cdo dite femijet e kalojne per te hyre ne shkolle.Kembet e tyre zhyten ne balte e ne uje, ne kohen kur fillojne shirat. Eshte nnje pamje teper e trishte. Nuk e di sj prinderit e tyre deri tani skane bere ndonje ankese kur shohin se ne cfare katrahure po kalojne gjysmen e dites femijet e tyre.Ajo qe eshte per te qeshur dhe qare njehkohesisht eshte fakti qe para 1 viti u rregullua shkolla ,u pajis me palester e me te gjitha kushtet dhe rruga para saj ngeli e parregulluar dhe su mor kush me te. Kjo eshte te vendosesh duart ne koke dhe te ulerasesh me te madhe nga injoranca e madhe qe ka katapultuar kto njerez.. Kemi pritur e duruar kaq vite se nje dite do vinte dikush t einteresohen per kt eproblem por asnje se ka marre persiper..

Sic duket ne foto ,oborri shkolles eshte ky me shtylla me ngjyra.. Kjo eshte gjendja e rruges ktu dhe e tjerave qe degezohen me njera tjetren.Per kto dite qe ra shiu gjendja ishte dhe me keq akoma,sic mund ta imagjinoni dhe vete..

Keto foto jane bere ne momente te ndryshme. Ju lutem nese mundeni ta beni publike kte problem e ishalla kte rradhe nuk shkon ne vesh te shurdhet kjo gje, se jemi vertet ne hall te madh.. Duke shpresuar per me te miren, faleminderit dhe ju uroj pune te mbare

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit