Ndeshje e çmendur, Portugalia mund mes spektaklit Ganën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.11.2022, 19:03

Portugalia ka arritur sot një fitore spektakolare 3-2 përballë Ganës në grupin H të kampionatit Botëror "Katar 2022". E gjithë historia e ndeshjes ishte në pjesën e dytë. Portugezët ia dolën ta zhbllokonin rezultatin në minutën e 65-të.

Ishte Cristiano Ronaldo, ai që me mjeshtëri e fitoi një penallti duke e kthyer vetë në gol. Megjithatë, kaluan vetëm tetë minuta dhe ganezët e barazuan rezultatin me golin e Andre Ayew.

Por, reagimi i portugezëve ishte i shpejtë për t’i rikthyer gjërat në favorin e tyre. Bruno Fernandes e gjeti në pozicion të mirë Joao Felixin, i cili riktheu epërsinë.

Vetëm pak minuta më vonë, i sapofuturi, Rafael Leao, sulmuesi i Milanit realizoi golin e sigurisë. Nga ana tjetër, Gana ngushtoi diferencat, por vetëm aq, pasi sfida u mbyll 3-2.

Pas kësaj fitoreje, Portugalia është në krye të Grupit H me tri pikë, ndërsa nga një pikë e kanë Uruguai dhe Koreja e Jugut, kurse Gana ndodhet në fund pa pikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit