Sunday World: Dritan Rexhepi është “Mbreti i Kokainës”, tregtoi 5.9 ton drogë brenda një viti

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.11.2022, 10:59

Dritan Rexhepi është një nga njerëzit e krimit më në zë të muajve të fundit. Emri i tij është lakuar prej vitesh, por së fundmi ai ka bërë bujë për daljen nga burgu në Ekuador, ku ishte dënuar me 13 vite për trafik droge në 2014-ën.

42-vjeçari arriti të dalë nga burgu para rreth një viti, duke përfituar nga sjellja e mirë në ambientin e vuajtjes së dënimit dhe anekset ligjore të Ekuadorit. Hera e fundit që ai ka kontaktuar me organet e drejtësisë në vendin amerikano-latin është janari i këtij viti.

Media e njohur irlandeze “Sunday World”, mjaft e specializuar në fushën e krimit dhe evidentimin e njerëzve më të fuqishëm në këtë botë të errët i ka dedikuar një artikull Rexhepit, duke e quajtur “Mbreti shqiptar i kokainës”.

Rexhepi u lirua përkohësisht nga autoritetet ekuadoriane në nëntor 2021, ku iu lejua të jetonte jashtë qytetit të Guayaquil me kusht që të raportonte në polici çdo dy javë. Ai ishte gjithashtu i detyruar të mbante një pajisje gjurmuese, të përmbahej nga kryerja e krimeve dhe të qëndronte në Ekuador deri në qershor të vitit 2027.

Rexhepi, i cili përdor edhe emrat Lulëzim Murataj dhe Edmir Kraja është shumë i njohur për arratisjet e tij. Në vitin 2006 është arratisur nga një rajon policie në Shqipëri, teksa në vitin 2011 ka arritur të arratiset nga burgjet e Belgjikës dhe Italisë.

Të tre vendet kanë urdhër për ekstradimin e tij, por pas kësaj zhdukjeje, dosjet për Rexhepin do të vijojnë të qëndrojnë në arkivë. “El Periodico” raporton gjithashtu se Rexhepi akuzohet edhe në Spanjë për një seri grabitjesh në banka në vitin 2011.

Pasi të kryente dënimin në Ekuador, Rexhepi do të ekstradohej fillimisht në Shqipëri. Në vitin 2014, ai u dënua me 13 vjet burg për trafik kokaine në Ekuador. Ai fillimisht u mbajt në një burg në Guayaquil dhe më pas u transferua në burgun Latacunga, përpara se të përfundonte në Litoral.

Rexhepi kishte arritur të korruptonte punonjësit e burgut dhe mbante një celular parmes të cilit kontrollonte gjithë veprimtarinë e tij kriminale. Prokurorët italianë pretendojnë se ndërsa Rexhepi ishte i burgosur në Ekuador, ai vepronte si kreu i të ashtuquajturës “Kompania Bello”, një kartel që përfshin 14 grupe të mëdha kriminale shqiptare në krye të tregtisë së kokainës në Evropë.

Vetëm në vitin 2016 dhe 2017, Rexhepi dhe grupi i tij raportohet se ka trafikuar të paktën 5.9 ton kokainë nga Ekuadori në Europë, teksa vlera e fituar llogaritët të paktën 135 milionë euro, sipas “Balkan InSight”, duke cituar dokumentet e gjykatës italiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit