NZZ: Përsëri amerikanët po e ndihmojnë BE’në nga rrëmuja në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.11.2022, 15:55

“Tetë orë negociata mes Serbisë dhe Kosovës, dhe rezultati? Asgjë”, shkruan “Neue Zurcher Zeitung“.

Gazeta prestigjoze zvicerane NZZ shkruan se pas takimit, “Josep Borrell, i cili ishte në disponim të keq, kritikoi mospërfilljen e normave ligjore ndërkombëtare para gazetarëve, duke iu referuar Kosovës”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ngurroi shumë t’i përgjigjej, duke shkruar në Facebook se Borrell nuk është ndërmjetës neutral dhe përherë provon të kënaqë agresonit (do të thotë Serbinë), përcjell gazeta online Reporteri.net.

E treta qesharake ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Por, ai parapëlqen të bëjë mimikat e fytyrës së një studenti të brengosur: “Ishim konstruktivë, kosovarët nuk ishin fare”, tha ai me një ofshamë drejtuar kamerave. Pas netëve të pagjuma ai pret ditë të vështira. Por, do të vazhdojë të dëgjojë këshillat e Përfaqësuesit të Lartë.

Çfarë ka? Në rend të parë targa. Serbët e Kosovës në veri kanë vozitur me targa të lëshuara nga Beogradi. Kjo simbolizon distancën e tyre ndaj shtetit të ri dhe ua heq barrën e mundimeve për të udhëtuar në atdheun e tyre. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron ta ndalojë këtë gjë dhe të bëjë targat e tij për të gjithë.

Ai është duke u marrë me shënjimin e sovranitetit në tërë territorin kombëtar. Dy javë më parë, kontestimi i këtyre targave bëri që oficerët serbë policorë, gjyqtarët dhe autoritetet komunale të largohen nga punat e tyre. Kjo tregon që është çështje përtej targave. Ka të bëjë me atë se kush e kontrollon zonën.

Në mënyrë që të parandalohen ballafaqime të rrezikshme mes policisë kosovare dhe serbe, Borrell paraqiti një kompromis: Prishtina të tolerojë përkohësisht targat serbe derisa Beogradi të mos lëshojë më targa të reja.

Tani amerikanët, të cilët s’janë drejtpërsëdrejti të përfshirë në negociata, u ngjitën në skenë, shkruan NZZ, përcjell në shqip gazeta online Reporteri.net. I kërkuan Kurtit të pezullojë masën për 48 orë për të gjetur zgjidhje në ndërkohë. Kurti u pajtua menjëherë.

Çfarë përfundimesh mund të nxjerren nga këto, sipas NZZ?

Kosovarët s’i zënë besë BE-së. Borrell është spanjoll, kryenegociatori i tij, Mirosllav Lajçak, është sllovak. Që të dy janë qytetarë të shteteve anëtare që nuk e njohin Kosovën (siç nuk enjohin as Rumania, Greqia dhe Qipro). Si rezultat, dy ndërmjetësit – me të drejtë a pa të drejtë – nuk kanë kredibilitet te kosovarët. Në anën tjetër, për shkak rolit të tyre në luftë, amerikanët shihet si çliruesit dhe herë-herë si etërit themeltar të shtetit të ri. Nëse Brukseli dëshiron të nxjerr koncesione nga Prishtina, ka kuptim ta ketë në bord ShBA-në në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

BE tani duhet të ndërrojë marshin dhe të paraqesë program intenziv për negociata. Kanë shkuar më ditët kur flitej për targa, formalitete kufitare dhe “çështje tjera teknike”. Sepse, thënë në gjuhë të ashpër, këto kurrë s’janë çështje teknike, por tejet politike dhe mund të zgjidhen vetëm brenda një kornize të përgjithshme të marrëveshjes paqësore. Të vendosësh afate kohore për këso gjëra, siç bëri Borrell, është budallallëk. Në fund, vetëm cilësia e marrëveshjes llogaritet. Dhe kjo gjë matet nga niveli i pranueshmërisë nga të dyja shtetet.

Çelësi i një marrëveshje shtrihet në veri të Kosovës. Një status autonomie duhet të themelohet për popullatën serbe e cila përllogaritet asisoji që mund të adiministrojë veten pa ndikuar në funksionim e shtetit të Kosovës. Kjo është koncepti i vetëm një Kosovë multi-etnike. Për çfarëdo zgjidhje tjetër të qëndrueshme, kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë do të duhej të rishkruheshin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit