SCHENGEN VISA: Në Shqipëri mjaftojnë 420$ për të jetuar!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.11.2022, 07:50

Në një shkrim të botuar më 20 Nëntor, faqja zyrtare e vizës Schengen e ka renditur Shqipërinë ndër vendet me koston më të lirë të jetesës.

“Dëshironi të përfitoni nga kostoja relativisht e ulët e jetesës në këmbim të një jete të mrekullueshme në vendet evropiane shumë të zhvilluara, me avantazhe strategjike dhe mahnitëse? Lëvizja në një vend tjetër mund të jetë një përvojë që të ndryshon jetën.

Hidhini një sy kësaj liste të disa prej vendeve evropiane më të lira për të jetuar, në mënyrë që të merrni një vendim buxhetor dhe më e rëndësishmja, të shijoni jetën tuaj të re larg shtëpisë”,-shkruan artikulli.

1.Rumani

2.Bullgari

3.Shqipëri

4.Republika Çeke

5.Poloni

6.Slloveni

SHKRIMI I SCHENGEN VISA

Shqipëria është një nga vendet më të bukura të Ballkanit por jo vetëm. Natyra e saj mahnitëse dhe kushtet e përballueshme të jetesës e kanë bërë Shqipërinë të preferuar për shumë të huaj. Kostot e parashikuara të jetesës për një person të vetëm në Shqipëri janë afërsisht 420 USD/muaj pa përfshirë qiranë.

Qiranë mesatare në Tiranë e llogarit 400$, dhe çmimin për metër katror në qendër 1498.22$.

Qytetet më të lira në Shqipëri

Tiranë

Tirana është një nga qytetet më të përballueshme përsa i përket çmimeve në Ballkan. Kryeqyteti shqiptar është i njohur për baret, klubet dhe kafenetë e tij, si dhe për muzetë dhe monumentet e tjera historike.

Durrës

Durrësi është qyteti i dytë më i madh pas kryeqytetit, Tiranës. Është destinacioni më i madh detar në Shqipëri dhe një parajsë e udhëtarëve me buxhet. Mund të marrësh me qira një apartament për 200 USD në muaj.

Sarandë

Saranda, e njohur si Perla e Jugut, është një nga qytetet më të populluara në Shqipëri. Ka plazhe të mrekullueshme dhe një pamje mahnitëse. Edhe pse duhet të prisnit çmime të shtrenjta në një qytet të tillë, ky nuk është rasti. Sipas standardeve evropiane, është jashtëzakonisht i lirë dhe një nga qytetet më të bukura që mund të vizitoni/jetoni.

Vlorë E gjendur në Shqipërinë e Jugut, Vlora është një nga vendet më mahnitëse për të jetuar. Është po ashtu tejet e përballueshme. Me 300 USD në muaj, ju mund të gjeni një vend të mirë me qira dhe të jeni pranë plazheve dhe mrekullive natyrore të Vlorës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit