Belgjika vendi i parë në BE që miraton javën me 4 ditë punë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.11.2022, 23:00

Belgjika është vendi i parë i Bashkimit Europian që do të zbatojë një rregullore të re e cila u mundëson punonjësve të punojnë katër ditë në javë.

Rregullorja u miratua pasi partitë që formojnë qeverinë e koalicionit arritën një marrëveshje për reformën në jetën e punës në qershor.

Sipas marrëveshjes, punonjësit do të jenë në gjendje të kërkojnë nga punëdhënësi i tyre mundësinë për të punuar për katër ditë në javë. Nëse punëmarrësi dëshiron dhe bën një marrëveshje me punëdhënësin, ai do të jetë në gjendje të përfundojë periudhën javore të punës 38-orëshe në katër ditë në vend të pesë.

Ata që mund të përfitojnë nga kjo mundësi do të mund të marrin tre ditë pushim të fundjavës ose të përdorin pushimin e tyre njëditor shtesë gjatë javës.

Disa organizata joqeveritare e kanë kritikuar praktikën, duke tërhequr vëmendjen për pengesat e përqendrimit të ngarkesës në katër ditë.

Ekspertët argumentojnë gjithashtu se punonjësit mund të kalojnë një kohë të gjatë jashtë shtëpisë së tyre së bashku me kohën e kaluar në rrugën e tyre në shtëpi pas orëve të gjata të punës, gjë që mund të ketë efekte negative.

Me këtë lëvizje, Belgjika është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian dhe i treti në botë pas Islandës dhe Zelandës së Re që prezanton zyrtarisht një javë pune katër-ditore si një opsion për punëtorët e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit