Dëbora dhe temperaturat nën 0 i zënë vendin reshjeve të shiut, sinoptikania tregon si do jetë moti në vijim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.11.2022, 21:53

Gjatë këtyre ditëve intensiteti i reshjeve të shiut ka qenë sa dyfishi normal i muajit nëntor. Kështu është shprehur sinoptikania Lajda Porja gjatë një emisioni televiziv ku foli në lidhje me situatën metereologjike në vend dhe atë që pritet të ndodhë javën e ardhshme.

Sipas saj gjatë ditëve në vijim do të ketë reshje shiu në intensitet të ulët dhe të mesëm.

Duke u ndalur se situata e përmbytjeve në Shkodër, sinoptikania tha se gjatë një periudhe shumë të shkurtër kohore, kishte reshje më shumë se dyfishi i normales së nëntorit.

Ajo tha se gjatë këtyre ditëve në vazhdim do të ketë ulje të temperaturave të cilat do të shkojnë nën zero, si pasojë e një mase të ftohtë ajri që vjen në Ballkan nga Poli i Veriut.

Më e keqja ka kaluar, mbeten edhe 2 apo tre orë reshje. Ndërprerje të reshjeve në një pjesë të mirë të zonave qendrore. Vijojnë reshje intensive në jug të vendit. Nuk do të ketë probleme me dalje të lumit të Vjosës nga shtrati.

Ka rënë 464 mm shi në Shkodër, gjatë gjithë nëntorit nuk bie më shumë se 204 apo 205 mm. Për rastin e përmbytjeve, kjo sasi reshjesh ka pasur një sasi jo homogjene dhe ka rënë për një periudhë kohore të shkurtër.

Ka një përmirësim të dukshëm nesër pasdite, të enjten dhe të premten do marrim frymë. Dielli do të dalë shumë pak të premten por në fundjavë rikthehen shirat.

Pas ditës së nesërme do të kemi reshje me intensitet të ulët, por problem do të jenë temperaturat, si shkak i një masë të ftohtë që po zbret në Ballkan nga Poli i Veriut, do ketë reshje dëbore në zonat malore me temperatura në minus 2 apo 3.

Temperaturat do të jenë të ulëta për nëntorin, nuk do të ketë bllokime të rrugëve nga dëbora se do të jetë në nivele të pakta. Në fundjavë dhe në javën e ardhshme reshjet në zonat malore do të jenë dëborë. Reshjet që pritet deri në fund të nëntorit do të jenë me intensitet të ulëta ose mesatare por jo të niveleve si të këtyre ditëve. Fenomene ekstreme të kësaj natyre kanë ardhur edhe nga temperaturat e larta gjatë nisjes së nëntorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit