Sezoni turistik 2022/ E mbajtën në këmbë shqiptarët e Kosovës, italianët, polakët dhe gjermanët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.11.2022, 16:22

Në Shqipëri gjatë sezonit veror që sapo lamë pas, peshën kryesore të vizitorëve të huaj e mbajtën hyrjet nga Kosova me 15,3% të totalit të turistëve gjithsej, vendas dhe të huaj.

Sipas Monitor, shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve të publikuar nga Instituti i Statistikave bëjnë të qartë faktin se shtetasit e Kosovës kanë kontributin më të madh turistik në vend, pas atyre vendas.

Sipas INSTAT, rreth 37% të totalit të vizitorëve në vend, që konsiderohen si turistë e zënë ata vendas.

Pas turistëve vendas, renditen shtetasit e Kosovës. Hyrjet e shtetasve nga Kosova, të cilët patën peshën kryesore të turizmit gjatë periudhës qershor-shtator 2022 variuan nga 11%-16.7% muaj pas muaji (shiko grafikun në fund).

Pas shtetasve të Kosovës, për vendin e dytë “garojnë” italianët dhe polakët. Në qershor dhe korrik vizitorët nga Polonia ishin të dytët, me përkatësisht 7.1 dhe 6.3% të totalit të vizitorëve turistikë në vend.

Në gusht dhe shtator, stafetën e morën italianët, me përkatësisht 6.7% dhe 8.7% të totalit të numrit të vizitorëve gjithsej.

Gjermanët përbënë rreth 5-6% të totalit, të ndjekur nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut (4-5%). Risi për këtë sezon ishin dhe 2.6% turistëve të huaj që vizituan vendin, kryesisht gjatë muajit qershor, pas disa mungesash nga Mbretëria e Bashkuar.

Shtetasit europianë gjithnjë e më tepër po shfaqin interes për Shqipërinë. Rëndësia e këtyre të fundit qëndron në faktin se turistët jo rezidentë janë ata që sjellin më shumë të ardhura në ekonomi, dhe këtë e tregon më së miri edhe rritja e porosive në bare, restorante, hotele, rritja e likuiditetit etj.

Nga Kosova dominojnë turistët që vijnë të paorganizuar, me makinat e tyre, ndërsa polakët vijnë kryesisht përmes agjencive turistike.

Në total, gjatë katër mujorit të sezonit turistik 2022, 62.5% e vizitorëve në vend ishin turistë të huaj, pjesa tjetër vendas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit