Ministria e Ekologjisë heq dorë nga deponitë e egra në Tearcë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2022, 09:16

Ministria e Ekologjisë ka hequr dorë nga ndihma për Tearcën për të pastruar deponitë e egra. Nuredini thotë se prioritet ka deponia rajonale. Kreu i Tearcës tha se të gjitha deponitë do t’i pastrojë vet Komuna.

“Kjo deponi fillimisht në vitin 2015 u krijua për të hedhur materialet inerte nga vërshimet që ndodhën në Poroj dhe Shipkovicë. Por, më vonë filloi të keqpërdoret nga disa banorë të papërgjegjshëm dhe më vonë, në këtë deponi, filluan të hidhen edhe mbetje të llojeve të ndryshme. Që atëherë nga ministria e ekologjisë por edhe komuna, ka pasur gati çdo muaj premtime që kjo deponi do hiqet, duke kërkuar madje edhe ndihmë nga Qeveria, që të subvencionohet me naftë sepse komuna nuk ka mundësi ta pastroj vetë. Megjithatë, që nga 2015 kanë kaluar gati tetë vite dhe kjo deponi vazhdon të jetë në këtë gjendje, madje duke u përkeqësuar nga dita në ditë. Që fatkeqësia të jetë edhe më e madhe, sipas kreut të komunës, deponi të këtilla në atarin e komunës së tearcës, janë gjithsej njëmbëdhjetë”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar i Alsat.

Edhe pse nga Ministria e Ekologjisë kishin premtuar ndihmë për komunën për largimin e deponisë, tani ministri ka ndryshuar qëndrimin.

“Derisa nuk e rregullojmë deponinë rajonale në Pollog, nuk ka nevojë të pastrojmë deponi, sepse atë deponi do ta dërgojmë tjetër kund. Pra ta rregullojmë deponinë në Rusino siç është paraparë dhe pastaj do fillojmë të pastrojmë deponitë e egra në shtetin tonë”, tha Naser Nuredini, Ministër i Ekologjisë.

Në mungesë të ndihmës nga ekologjia, kreu i Tearcës Nuhi Neziri tha se pastrimin duhet ta kryejë komuna,raporton alsat.“Ne kemi disa vende të cilat janë për grumbullimin e mbetjeve inerte, por fatkeqësisht qytetarët tanë i kepërdorin për hudhje të mbetjeve tjera, edhe pse i mbledh operatori. Por gjithsesi ne mbetemi të përkushtuar për të gjetur mundësinë e ridestinimit të tyre. Fuqia financiare në kuptimin e këtyre menaxhimeve është e pamundur por pjesë po. Nuk është vetëm ajo deponi, ajo është njëra nga më të mëdhatë, ndërsa në gjithë komunën janë rreth 11 apo 12 të atilla dhe paraqesin ndotje sikur të jenë edhe një metër kub”, u shpreh Nuhi Neziri, Kryetar i komunës së Tearcës.

Për hedhjen e mbetjeve nëpër deponi të egra, ka pasur një sërë dënimesh që janë bërë nga inspektorati komunal i ekologjisë, por ky fenomen edhe më tej vazhdon të ndodh. Së shpejti pritet që të mblidhen krerët e nëntë komunave të pollogut për të arritur marrëveshje për një lokacion për hedhje të mbetjeve të forta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit