Pendarovski: Nuk kandidoj për mandat të dytë, nëse qytetarët nuk kanë besim te unë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.11.2022, 20:09

Mendimi i qytetarëve për punën e tij do të jetë faktor vendimtar, nga i cili do të varet nëse shefi i shtetit Stevo Pendarovski do të kandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme për president.

Ai në intervistën e mbrëmshme për emisionin “24 Analizë” tha se është ende herët për të dhënë një përgjigje përfundimtare. I pyetur nëse do të kandidojë dhe se kryeministri Dimitar Kovaçevski tashmë ka shpallur fitore në zgjedhjet presidenciale, ai u përgjigj se mendimi i qytetarëve është më i rëndësishmi.

Dugolli pranon fajësinë për punimin plagjiat: Dënomëni, kam gabu që i kam … – Nuk kam folur me Kovaçevskin. Përgjigja ime e vjetër, e njohur, është kur të vijë koha. Duhet të vlerësohen shanset e secilit prej nesh. Unë nuk jam nga ata që thjesht regjistrohen, ndaj është e rëndësishme të jesh në garë. Dua të di nëse qytetarët kanë besim tek unë dhe a do të më japin besim kur është fjala për këtë. Dhe, sigurisht, ju duhet dikush që t’ju sugjerojë, unë nuk do të regjistrohem vetë në sportel. Nëse më propozon LSDM-ja do të them faleminderit, por për mua është edhe më e rëndësishme se çfarë mendojnë qytetarët e Maqedonisë për punën time. Nëse nuk kanë mendim të lartë, unë nuk do të marr pjesë, tha Pendarovski.

I pyetur nëse do të kenë ndikim vlerësimet e qytetarëve që aktualisht janë “jo të ndezura”, kreu i shtetit është përgjigjur se shumë gjëra po ndryshojnë.

– Nuk mund të them, është një pyetje spekulative, ka një vit e gjysmë deri në zgjedhje, shumë gjëra ndryshojnë, përfshirë edhe rejtingun, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit