Nga e diela priten reshje intensive shiu, disa zona rrezikohen nga përmbytjet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.11.2022, 17:18

Muaji nëntor pritet të mbyllet me reshje intensive shiu që do të sjellin edhe përmbytje në disa zona të vendit. Meteorologia Lajda Porja ka deklaruar se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në ditët në vazhdim do të reshje intensive, rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere.

Sipas saj reshjet e shiut do të jenë të pranishme deri në mesin e javës që vjen por ato do të jenë problematika në zonat veriore dhe në Ultësirën Perëndimore ku do të ketë edhe përmbytje.

Në lidhje me temperaturat, ajo tha se mëngjeset do të jenë të ftohta por në përgjithësi mesatare për muajin që po mbyllim.

Shira intensivë priten sot gjatë natës dhe pothuajse gjithë dita e diel do të ketë rrebeshe dhe stuhi të forta ere. Reshjet do të jenë të pranishme deri në mesin e javës që vjen. Me përfundimin e këtij episodi që zgjat deri të enjten, kur pritet edhe ndërprerja e reshjeve, do të bien afërsisht në zonat malore rreth 200 milimetra shi më shumë, në zonat qendrore rreth 120 milimetra dhe në zonat jugore 150 milimetra. Kjo do të bëjë, nëse do të kryenim një analizë mujore, të kemi mesatarisht 2-fishin e reshjeve që duhet të bien, ku më problematike, ose reshje më të dendura priten sërish në zonat veriore duke ndryshuar përfundimisht dhe në mënyrë të menjëhershme dhe situatën në kaskada nga prurjet, kjo edhe për shkak se gjatë gjithë këtyre ditëve reshje të dendura ka patur Mali i Zi, gjë e cila i shërben dhe ushqen zona veri dhe verilindore ku duhet të bien reshjet. Me ndërprerjen e reshjeve do të kemi edhe mëngjese pak më të ftohta dhe nëse bëjmë një analize, nëntori mbyllet me temperature mesatare shumëvjeçare dhe reshjet jo vetëm bien sa norma, por tejkalohen pothuaj në gjithë territorin shqiptar. Kjo ka dy anë të medaljes. Së pari reshjet ndryshojnë për mirë situatën në kaskada dhe ndihmojnë Koorporatën Energjitike KESH, por pritet që të kemi përmbytje në disa zona të Ultësirës Perëndimore. Sidomos këto probleme do të raportohen menjëherë pas ditës së diel, për shkak të shirave të dendur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit