U kap duke ujitur kanabis brenda një shtëpie, shqiptari në Angli: Duhet të paguaj kurimin e babait, jam i kërcënuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.11.2022, 14:52

Një i ri shqiptar është arrestuar dhe dënuar me 9 muaj burg pasi u kap duke ujitur kanabis brenda një shtëpie në Chesterton, Angli. Shqiptari Klodjan Kaboli tha se mbërriti në Britaninë e Madhe për të punuar dhe për të mbledhur para për të paguar faturat mjekësore të babait të tij.

Por pas disa muajsh, 25-vjeçari u zhvendos nga një shtëpi me punëtorë ndërtimi në një pronë në Chesterton ku duhet të ujiste bimët e kanabisit. Ai ndihmoi në korrjen e kanabist dhe kur policia bastisi shtëpinë dhe gjeti 81 bimë më të mëdha kanabisi dhe 91 bimë të vogla. Policia bastisi shtëpinë Chesterton, më 7 tetor pasi banorët ishin shqetësuar për kanabisin që po rritej atje.

Kur policia mbërriti atje shqiptari tentoi të arratisej nga dritarja por u arrestua menjëherë nga policia. Kjo e fundit zbuloi se matësi i energjisë elektrike ishte anashkaluar dhe sekuestroi 155 £ brenda shtëpisë.

Në intervistën e tij në polici, Kaboli tha se ai kishte qenë në vend për gjashtë muaj pasi kishte mbërritur me një kamion. Ai nuk kishte pasaportë dhe fillimisht u dërgua në një shtëpi të punëtorëve të ndërtimit. Ai qëndroi atje rreth gjashtë javë dhe më pas ndërroi punë e filloi të merrej me kanabis. Atij iu tha të ujiste bimët e kanabisit për të paguar një borxh për shpenzimet e udhëtimit dhe faturat mjekësore të babait të tij.

Ai tha se ishte i përfshirë në vjeljen e bimëve dhe qeset me kanabis ishin mbledhur. Ai merrte para për ushqim dhe lejohej të largohej vetëm për të blerë ushqime. Ai tha se i ishin dhënë rreth 400 £ për punën që kishte bërë ndërsa shtoi se familja e tij ishte kërcënuar. Kaboli u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit