Dailymail shkon në Burrel: Të gjithë të rinjtë janë në Angli, ndihmojnë familjet në Shqipëri me para

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.11.2022, 16:58

Anglia është një prej destinacioneve të preferuara të qytetarëve shqiptarë që duan të emigrojnë jashtë shtetit.

Prej vitesh me qindra shqiptarë kanë marrë arratinë për në ishullin britanik, shumica prej tyre në mënyrë të jashtëligjshme.

Dailymail ka shkruar për një fshat në kodrat shqiptare ku të gjitha shtëpitë komode dhe moderne janë ndërtuar me paratë e dërguara në shtëpi nga emigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani.

Fshati Muzhak ka një popullsi prej rreth 1,200 banorë dhe në çdo familje ka të paktën një anëtar dhe në disa raste deri në tre që jetojnë në MB.

Gjatë 15 viteve të fundit të paktën 300 të rinj të lindur dhe të rritur në Muzhak janë larguar nga fshati, i cili ndodhet rreth dy orë në veri të kryeqytetit Tiranë, për në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur kamionë, varka dhe aeroplanë për një jete më e mirë.

Me paratë që kanë fituar në Britani, të rinjtë e Burrelit kanë ndihmuar në financimin e ndërtimit të dhjetëra shtëpive të reja, duke zëvendësuar ndërtesat njëkatëshe me shtëpi luksoze trekatëshe me ngrohje qendrore.

Në qytetin fqinj të Burrelit, 2000 të rinj janë larguar nga rajoni në kërkim të punës vetëm në 12 muajt e fundit, duke i lënë fshatrat atje të duken si vende fantazmë.

Sipas medias britanike, gjithçka filloi rreth 15 vjet më parë dhe atëherë ishte me kamionë dhe ishte e shtrenjtë, ndoshta 20,000 £ për të hyrë në MB, por tani është me varka të vogla dhe çmimi ka rënë, rreth 3,000 £ kështu që është shumë joshëse për ta.

Në Burrel, lidhja me Britaninë mund të shihet nga numri i makinave të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar në rrugë, duke përfshirë disa Audi të shtrejntë, por pronarët e tyre hezitojnë të flasin kur u afrohen gazetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit