Lejet “lumë” për gradaçela e komplekse/ Ndërtimi arrin në nivel rekord, do të vazhdojë me të njëjtin trend

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.11.2022, 10:04

Ndërtimi është një nga sektorët që po lulëzon më së shumti gjatë viteve të fundit, mes dyshimeve të mëdha për origjinën e parave me të cilat ngrihen këto gradaçela e komplekse rezidenciale moderne.

Pas një rënieje graduale të nisur që nga viti 2008, ndërtimi në vitin 2021 arriti një rekord të ri. Transaksionet ekonomike në vitin e shkuar në sektorin e ndërtimit arritën një shifër të frikshme prej 1.5 miliardë eurosh.

Pas viteve 1990-të shumica e investimeve të shqiptarëve u përqendrua te ndërtimi i pallateve dhe banesave private dhe ky trend vazhdoi në rritje deri në vitin 2008, kur u shënua një kulm. Pas kësaj, deri në vitin 2013, sektori i ndërtimit nisi një trend ulës dhe maturimi.

Më pas nisi një tjetër vrull i madh ndërtimesh, veçanërisht në Tiranë, i përqendruar te ndërtimi i komplekseve rezidenciale. Duke parë sipërfaqen e frikshme prej 1.6 milionë metër katrorë të marrë për leje ndërtimi, pritet që trendi i pallateve shumë katëshe dhe komplekseve të vazhdojë.

Kjo sipërfaqe e dhënë për leje ndërtimi shënon një rekord të ri të madh të paktën që nga viti 2010, ku 80% e lejeve janë dhënë për komplekse rezidenciale. Sipas INSTAT, vetëm në 6-mujorin e parë 2022 u dha në kryeqytet gati 1.2 milionë metër katrorë sipërfaqe leje ndërtimi, ose sa 75% e sipërfaqes së dhënë për gjithë vitin 2022.

Vetëm pak ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në deklaratën e fundit për Shqipërinë, ka këshilluar që të tregohet kujdes për ndikimin që mund të ketë vrulli i ndërtimeve dhe zgjerimi i tregut të pasurive të paluajtshme në stabilitetin e sektorit financiar.

“Ne bëjmë thirrje për monitorim nga afër dhe menaxhim të rreziqeve të mundshme nga rritja e lartë e kreditimit gjatë viteve të fundit, përfshirë huadhënien e rritur në monedhë të huaj.

Në këtë kuadër, mirëpresim përpjekjet e BSH për të adresuar mungesën e konsiderueshme të të dhënave mbi tregun e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin, si dhe bëjmë thirrje për mbikëqyrje të shtuar të ndikimit të këtij sektori mbi stabilitetin financiar”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Ky alarm i FMN bëhet edhe për studimin e origjinës së parave që investohen në këtë biznes, që është një nga mënyrat më të mira për pastrimin e parave. Ndërkohë, qeveria vijon të mbyllë një sy e të lejojë që ky biznes plot dritë-hije të vijojë të lulëzojë. Nga ana tjetër një problem i madh është edhe menaxhimi që institucionet i bëjnë lejeve të ndërtimit.

Ndërkohë që populli i thjeshtë nuk mund të bëjë as një riparim të thjeshtë të shtëpisë së dëmtuar nga jetëgjatësia, nga ana tjetër shteti tregohet aq bujar në dhënien e lejeve të ndërtimit për ata që pastrojnë paratë e pista me ndërtime me nga 2000 euro metri katror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit