Del foto e dhomës ku jetonte vajza keniane: Një shishe konjak u gjet brenda, dera ishte e hapur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2022, 22:56

Dhunimi barbar i 22-vjeçares keniane vijon të mbetet mister dhe i pazbuluar nga autoritetet tona.

Mbrëmjen e sotme gjatë një emisioni televiziv janë zbuluar detaje të reja në lidhje me këtë dhunim. Mësohet se në dhomën e hostelit ku 22-vjeçarja keniane Joy jetonte është gjetur një shishe konjak dhe dera e dhomës ka qenë e hapur.

Ndërkohë shoqet e vajzës keniane kanë deklaruar se ajo nuk pinte alkool dhe nuk dihet se si shishja me konjak ka përfunduar në dhomën e saj. Gazetari Eni Ferhati ka deklaruar se rreth 20 persona janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e mes tyre është edhe një person i cili thuhej se përndiqte kenianen e cila punonte në një kazino në Tiranë.

Verpimet e para që janë ndjekur nga një prokuror i çështjes lënë për të dëshiruar. Ngjarja ndodhi në 3 të mëngjesit. Deri në 3:25 vajza ka komunikime me nënën të cilën e informon që është ushqyer dhe do shtrihej. Para 2 ditësh është vendosur që t’i merret dhe një mostër për t’i bërë analizë ADN pasi është gjetur shishe konjak në dhomë për të provuar nëse ka konsumuar alkool apo ka pasur persona të tjerë në dhomë. Hosteli nuk ka patur pamje filmike, i ka vendosur kamerat pasi ka ndodhur ngjarja. Është me dyshim fakti që dera e dhomës është gjetur e hapur. Janë rreth 20 persona që janë marrë në pyetje edhe personi që vajza i ankohej të ëmës se e përndiqte, i cili ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje.

54454545454

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit