“Nëse keni probleme, hidhini në det”, dalin përgjimet e trafikantëve të emigrantëve me varka e gomone

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2022, 18:12

Trafikimi i emigrantëve midis Siçilisë dhe Tunizisë është kthyer në një problem të madh për qeverinë italiane pasi rruga është tepër e rrezikshme dhe numri i viktimave sa vjen e rritet. Hetuesit italianë kanë zbuluar se varkat e kontrabandistëve nisen nga porti i Gelës ose nga brigjet e Agrigento-s për të mbërritur në Afrikë dhe më pas kthehen me "ngarkesën" e njerëzve.

Policia italiane ka arrestuar 18 persona (11 tunizianë dhe shtatë italianë) pasi akuzohen për organizatë kriminale me qëllim të ndihmës dhe nxitjes së imigracionit të paligjshëm. Nga përgjimet është zbuluar se nëse varka do të kishte probleme me motorin, kontrabandistët ishin të lirë "t'i hiqnin qafe migrantët" duke i hedhur në det të hapur.

Gjyqtari hetues ka urdhëruar dënim me burg për 12 kontrabandistë dhe arrest shtëpie për gjashtë të tjerët. Hetimet nisën më 21 shkurt 2019, kur në hyrje të portit të Gelës, një varkë me dy motorë u përmbys. Hetimet e kryera nga hetuesit bënë të mundur konstatimin se skafa ishte vjedhur në Katania pak ditë më parë dhe se kishin zbritur dhjetëra persona me origjinë afrikane. Pastaj, hetuesit gjetën një çift me origjinë tuniziane që favorizonin hyrjen e parregullt në territorin italian, kryesisht të qytetarëve afrikano-veriorë.

Çmimi për person i paguar në Tunizi para nisjes nishte midis 3,000 dhe 5,000 euro dhe fitimi i organizatës kriminale, sipas vlerësimeve hetimore ishte midis 30,000 dhe 70,000 euro për çdo udhëtim. Më 26 korrik 2020, për një nga udhëtimet e planifikuara nga të dyshuarit, një varkë do të nisej nga porti i Licata në drejtim të bregdetit tunizian për të marrë njerëzit që do të çoheshin në Itali. Problemet me motorët penguan udhëtimin dhe anija mbeti në mes të detit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit