U raportua se u gjet vrasësi i Briken Sanajt te Kodra e Diellit, Policia del me njoftim urgjent

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.11.2022, 11:29

Gjatë mbrëmjes së 31 tetorit Briken Sanaj mbeti i vrarë në daljen e garazhit të banesës, ku qëndronte në kompleksin Kodra e Diellit. Autori ishte fshehur pas një peme ulliri dhe me daljen e viktimës, pasi ky i fundit kishte parkuar makinën, ai e ka qëlluar Sanajn disa herë me armë zjarri në fytyrë.

Që në fillim vëmendja kryesore e hetimeve ka qenë për hakmarrje dhe tashmë që hetimet janë drejt fundit, mediat raportojnë se gjithçka i ka çuar hetuesit te vëllezërit te Agustin Kola. Vëllai i këtij të fundit, Gentian Kola, 10 vite më parë është plagosur nga vëllai i Briken Sanajt në një sherr që kanë pasur mes tyre në Shëngjin të Lezhës.

Ndërkohë, sipas medieve, dyshohet se autori i vrasjes së Sanajt është Agustin Kola, i cili është larguar drejt Belgjikës tre ditë pas krimit të kryer. Burimet raportojnë se ajo që e ka çuar policinë drejt autorit të krimit është makina tip “Mercedes Benz” e gjetur e djegur në zonën e Qafë-Kasharit.

Policia ka analizuar provat e lëna në automjetin me të cilin kanë lëvizur autorët dhe ka arritur të gjejë numrin e shasisë së saj. Me zbulimin e këtij detaji, është gjetur ish-pronari i kësaj makine, i cili ka zbardhur dokumentet se blerësi i makinës është Agustin Kola, vëllai i Gentian Kolës, që u plagos 10 vite më parë nga vëllai i Briken Sanajt.

Raportohet se autori i dyshuar i krimit është larguar drejt Belgjikës tre ditë pas vrasjes. Gjithsei, policia e Tiranës ka reaguar menjëherë në lidhje me këto lajme dhe ka bërë me dije këro lajme nuk janë të vërteta. Forcat e rendit bëjnë me dije autori nuk është identifikuar ende, duke i hequr akuzat, të paktën për momentin, Agustin Kolës.

"Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Në lidhje me një lajm të publikuar, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 30.10.2022, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, dhe se janë identifikuar autorët e saj, sqarojmë opinionin publik se: Lajmi i publikuar nuk është i vërtetë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht punën hetimore dhe policore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”, bën me dije Policia e Shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit