Inceneratorët vijojnë vjeljen e parave tona, i Tiranës mori 8.3 milionë euro vetëm për këtë vit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.11.2022, 09:57

Skandali i inceneratorëve çdo ditë sa vjen e thellohet, me SPAK, që dje preu 11 fletë arresti të reja, duke përfshirë edhe Arben Dervishajn, zëvendëspresidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pavarësisht se në punimet e inceneratorëve janë vënë re parregullsi flagrante, qeveria vijon të mos pezullojë asnjë pagesë, madje tregohet më korrekte se me çdo gjë tjetër.

Së fundmi Ministria e Financave ka zbardhur një tjetër pagesë për kompaninë Integrated Energy BV SPV në inceneratorin e Tiranës. E njëjta kompani ka aksione edhe në inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit, nga të cilët janë shpërdoruar qindra miliona euro nga buxheti i shtetit.

Të dhënat nga Open Data që burojnë nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave zbulojnë se nga janari deri me 8 nëntor 2022, kompania integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 8.3 milionë euro ose 9.74 milionë lekë të rinj.

Që nga viti 2018 e njëjta kompani ka futur në xhep 46.2 milionë euro ose 5.4 miliardë lekë të reja. Kontrata e koncesionit është lidhur ndërmjet Ministrisë se Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, e lidhur në 31 gusht 2017 për përpunimin e mbetjeve me incenerim dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Koncesioni u dha pёr njё periudhё 30 vjeçare. Lloji i financimit është i formës “pay për use” ose pagesa e një tarife fikse për çdo ton mbetjesh të depozituara.

Sakaq dhjetëra persona janë në hetim për dosjen e koncesionit të inceneratorëve e mbushur plot me abuzime, sipas hetimeve te SPAK. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka tashmë është në burg dhe dhjetëra persona të lidhur me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit janë në hetim dhe për shumë prej tyre është lëshuar masa e arrestit me burg.

Nga ana tjetër inceneratori i Tiranës ishte projektuar si një mjet kursimi, por Bashkisë Tiranë i janë dyfishuar kostot e përpunimit të plehrave. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar me kohë që inceneratori i Tiranës është i papërballueshëm financiarisht nga buxheti i shtetit.

Prej vitit 2018, Bashkia Tirane dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit