Rrënqethëse: Prindërit kujtojnë vrasjen e 7-vjeçarit nga ushtari amerikan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.11.2022, 22:57

22 vite më parë, kur shqiptarët në Kosovë shpresuan se krismat e armëve e humbjet e jetëve nga këto krisma mbaruan, një ngjarje e rëndë ndodhi në një fshat të Ferizajt. Një 7-vjeçar humbi jetën nga plumbi i shkrepur i një ushtari paqëruajtës.

7-vjeçari më 10 korrik të vitit 2000, u vra aksidentalisht nga një ushtar amerikan.

Ngjarja ndodhi derisa KFOR-i po i vendoste rrethojat në oborrin e shkollës “Njazi Rexhepi”.

Babai i vogëlushit të ndjerë, dy dekada më pas, tregon se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“I ka marrë sheqerat t’ia çoj mamit, ta gëzoj mamin. U kanë vakti i drekës, Sanija i ka thanë rri se buka, e Gentriti ja ka kthy jo se po shkoj më i marrë edhe do sheqera”, tha Deli Rexhepi, babai i Gentritit.

Pak minuta më pas, ushtarit amerikan, Nicholas Young, i shkrepi aksidentalisht arma.

Ndërsa plagët e marra, ishin të papërballueshme për Gentritin e vogël.

Krismat e armës, i dëgjoi edhe nëna e 7-vjecarit, Sanije Rexhepi, e cila ishte nga të parët që doli në vendngjarje.

“Djalin e shtinën në një autoblindë, e ushtari filloi me bërtit e me i ra të fikët, dojke me vra vetën…”, u rrëfeu Sanije Rexhepi, nëna e Gentritit.

Pas incidentit, 7-vjecari u transportua me urgjencë në kampin amerikan “Bondsteel”

Pas disa orëve, mjekët në këtë kamp, familjes ua dhanë lajmin se biri i tyre, ndërroi jetë.

“Vendosën që kanal të na tregojnë, ish fjalë e ranë, kush me marrë guximin me na tregu neve, manë fund na e kumtuan lajmin, na thanë që deri në këtë minutë e ka pas jetën…”, tha Deli Rexhepi, babai i Gentritit.

Një vit më vonë, Deli e Sanije Rexhepi, udhëtuan për në Gjermani.

Kjo pasi para Gjykatës Ushtarake Amerikane atje, doli i akuzuari për vrasjen e djalit të tyre.

Por, fjalët që këta i thanë para gjykatësit, habitën të gjithë në sallë.

“Ju them mërzi kemi që na ka ndodh, por që ushtari është i lirë prej anës tonë, nuk kemi kurrfarë akuze”, tha babai i Gentritit.

Familja që gjakun e të birit ja fali Amerikës, ka një porosi për të gjitha familjet në Kosovë.

“Gjithë shqiptarët ka janë, i kisha lut me falë gjakun…”, u shpreh nëna e Gentrit.

Me kërkesën e vet familjes Rexhepi, ushtari amerikan që ua vrau të birin, i vizitoi disa herë në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë babai i të ndjerit duke kujtuar ngjarjen për televizionin kosovar Tëvë1 i lexon ngushëllimet që ua shprehi gjenerali amerikan, Randal Tieszen. Ky i fundit këto fjalë i lexoi në ditën e varrimit të Gentrit Rexhepit nga Zllatari i Ferizajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit