“Sistemi mediatik shqiptar në prag kolapsi, gazetarët sfidohen nga propaganda”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.11.2022, 22:07

Shqipëria është në prag të integrimit në Bashkimin Europian, por gazetaria e saj gjendet në kushte të vështira dhe përballet me sfida serioze si propaganda dhe mungesa e transparencës së administratës. Ky është një nga përfundimet e tubimit mes studiuesve të gazetarisë, përfaqësuesve të shoqërisë civile si dhe Delegacionit të Bashkimit Europian.

Sipas VOA, BE është një nga donatorët perëndimorë, që po ndihmon gazetarët vendas të tejkalojnë pengesat e keq-informimit, dhe të zhvillojnë gazetarinë e bazuar mbi fakte. Gazetarë, pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile pohuan sot se shqetësimi I përditshëm dhe përherë në rritje në qarqet e gazetarëve shqiptarë është mungesa e transparencës nga administrate dhe manipulimi i të dhënave për qëllime propagandistike.

Sipas tyre, llogari-dhënia me fakte dhe dëshmi e zyrtarëve të lartë është një nevojë e ngutshme për të vërtetuar realitetin dhe zbatimin e ligjeve përballë premtimeve të tyre. Drejtuesi i departamentit të gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Mark Marku, thotë se sistemi mediatik shqiptar është në një prag kolapsi.

“Në pjesën më të madhe, ky lloj sistemi po e çon gazetarinë drejt një vdekje të butë, sepse po e çon informacionin drejt një informacioni PR. Kjo është një sëmundje e pandjeshme, që po përparon në mënyrë shumë të shpejtë në median shqiptare”, thotë zoti Marku.

Ai i bëri këto komente në një tubim me profesionistë të kësj fushe, thirrur nga Delegacioni Bashkimit Europian dhe Organizata Faktoje.al për të shqyrtuar disa nga sfidat e reja të punës me raportimin e lajmeve në Shqipëri, keqinformimin, lajmet e rreme dhe vërtetimin e fakteve. Drejtuesja e organizatës Faktoje.al thotë se media dhe qytetarët kanë të drejtën të informohen dhe të edukohen, duke iu besuar fakteve dhe jo opinioneve, por mediat pengohen dhe nuk lejohen të bëjnë punëne tyre, ndërsa institucionet nuk janë transparente dhe të hapura në lidhje me funksionet e tyre publike.

“Administrata nuk bën transparencën e duhur, sepse duhet të bëjmë shumë kërkesa për info, të cilat nuk plotësohen dhe më pas ankimohen. Informcioni, që duhet të jetë publik, nuk gjendet. Nga ana tjetër, ka edhe media që abuzojnë me lajmet dhe krijojnë lajme të rreme. E gjithë kjo situatë e mpleksur, e krijuar me dashje, ka bërë që besimi për informacionin tek media dhe tek administrata të jetë shumë i ulët”, thotë zonja Kapo.

Bashkimi Europian ëshë një nga faktorët perëndimorë që mbështet përpjekjet e shumta për të bërë gazetari profesionale në Shqipëri, duke nisur nga shkolimi i gazetarëve të rinj dhe programeve të tyre universitare. Shqipëria është në prag të anëtarësimit të plotë në BE dhe kjo e detyron administratën që të rritë transparencën, sa i takon zbatimit të ligjit, shpenzimit të fondet publike si dhe të respektojë standartet ndërkombëtare të gazetarisë profesionale.

“Tundimi për shoqërinë e sotme është që ta kapë anën e lehtë të gjërave, anën iracionale. Sfida e sotme e gazetarëve dhe verifikuesve të fakteve është se si të mësojnë njerëzit që të mos bien pre e tundimeve të tilla dhe t’u rezistojë këtyre tendencave, sepse asgjë gjykim i saktë nuk mund të arrihet nëse nuk bazohet në fakte të sakta”, thotë Alexis Hupin, Shefi i Seksionit Politik, në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Vëzhguesit pohuan që një pjesë e madhe e informacionit në kohët e fundit po vjen prej qytetarëve të thjeshtë dhe jo nga gazetarë profesionistë, ndaj nëpër redaksitë profesionale duhen rritur kapacitetet për vërtetim faktesh brenda mediave, derisa lajmet po vijnë nga jashtë kanaleve të gazetarisë profesioniste.

“Vërtetimi i fakteve nevojitet tashmë edhe si format më vete në punën e përditshme të gazetarëve, për shkak të zhvillimit të madh të propagandës. Nga ana tjetër përhapet shumë informacion përmes rrjeteve sociale, dhe kjo valë informacioni dhe propaganda e kapërcejnë dhe anashkalojnë kritikën e gazetarëve profesionalë”, thotë përfaqësuesja e agjencisë BIRN, Kristina Voko.

Organizata Faktoje. al ka verifikuar kohët e fundit një seri premtimesh politike, që kanë rezultuar të pambajtura, si vota e diasporës, investime të ndryshme, si superfuqia energjitike, apo hapësirat e aeroportit të Vlorës, duke lënë pasoja në mjedis, në transport, shëndetësi, në energji, në sistemin e drejtësisë. Puna në media po bëhet përherë e më sfiduese, sa më shumë shtohet propaganda, ndaj departamenti i gazetarisë në Universitetin e Tiranës ka rishikuar programet studimore në përgatitjen e studentëve gjatë përballimit të sfidave të reja, duke futur një grup lëndësh si fact checking, data base journalism, gazetari investigative, mobile journalism.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit