Çmimi i mishit të viçit arrin deri në 800 denarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.11.2022, 18:52

Në tryezat e qytetarëve të Maqedonisë ka gjithnjë e më pak mish, shkaku i rritjes së çmimit. Ekipi i tv21 vizitoi disa mishtore në kryeqytet, kurse çmimet që i hasëm janë shumë më të larta krahasuar me periudhën para disa muajve. Sa për ilustrim, mishi i viçit shitet me çmim prej 570 deri në 790 denarë për kilogram, kurse mishi i derrit nga 340 deri në 410 denarë. Sipas Entit për Statistikë, çmimi i mishit në tetor shënoi rritje prej 3.6% në krahasim me po të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

-Sipas mundësive, ndonjëherë blej, ndonjëherë jo. Nuk është situata e njëjtë siç ishte paraprakisht. Për 30% më pak blej tani. Tani bleva mish të grirë, të përzier, 300 gramë, 90 denarë.

-Nuk guxoj të blej, tmerr! Tani me shkyçjen e frigoriferëve produktet po prishen. Edhe çmimi është i lartë.

-Po afrohen festa. Viti i Ri, a do të ketë për në tryezë?

-Do të blejmë pak brinjë.

-Po ha, por tani për tani, mish të freskët jo.

Pse? Se është shtrenjtuar?

Çmimet shkuan deri në tavan. Blinim, por tani nuk mjafton.

Në lidhje me uljen e paralajmëruar të çmimeve për disa prej produkteve bazë, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se pret që të ulet çmimi i qumështit. Kishte negociata edhe me industrinë e mishit që edhe ata të marrin rrymë të subvencionuar, me çka do të ulej çmimi për konsumatorët, por çmimet mbeten të njëjta. 120 kilogramë mish për kokë banori shpenzojnë SHBA-të, ndërsa 80,6 kg BE-ja, sipas të dhënave të “Sloë food”. Popullsia e vendeve të tjera në botë konsumon shumë më pak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit