Studimi: Më shumë se 1 miliard të rinj rrezikojnë humbjen e dëgjimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2022, 13:50

Një studim i ri i botuar ditën e djeshme në revistën BMJ Global Health ka arritur në përfundimin se më shumë se 1 miliard të rinj janë në rrezik për humbjen e dëgjimit. Kjo pasi kur bëhet fjalë për telefonat, muzikën, filmat dhe shfaqjet, adoleshentët dhe të rinjtë dëgjojnë shumë me zë të lartë dhe për një kohë shumë të gjatë. Autorja kryesore e studimit Lauren Dillard tha:

Ne vlerësuam se 0,67 deri në 1,35 miliardë individë të moshës 12-34 vjeç në mbarë botën ka të ngjarë të përfshihen në praktika të pasigurta të dëgjimit dhe për këtë arsye janë në rrezik për humbjen e dëgjimit. Ekspozimi ndaj zërit me një volum shumë të lartë mund të lodhë qelizat shqisore dhe strukturat në vesh. Nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë, ato mund të dëmtohen përgjithmonë, duke rezultuar në humbje dëgjimi, tringëllimë në veshët ose të dyja.

Studiuesit kryen një meta-analizë të artikujve shkencorë në lidhje me praktikat e pasigurta të dëgjimit të publikuara midis 2000 dhe 2021 në tre baza të të dhënave. Sipas studimit, praktikat e pasigurta u gjurmuan sipas përdorimit të kufjeve, si dhe frekuentimit në vende argëtimi, si koncerte, bare dhe klube.

Autorja e studimit tha se nëse pajisja juaj thotë se po dëgjoni në nivele të pasigurta, ulni volumin dhe dëgjoni muzikë për periudha më të shkurtra kohore. Gjithashtu ajo sugjeroi përdorimin e tapave të veshëve me shkumë në ambientet ku është e mundur mbajtja e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit