Ulet numri i lindjeve në Shqipëri, sociologët: Emigrimi shkaku kryesor, struktura e familjeve ka ndryshuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2022, 12:36

Para pak ditësh Instituti i Statistikave njoftoi se numri i lindjeve në tremujorin e tretë të vitit kishte pësuar ulje të madhe në të gjitha qarqet krahasuar me tremujorin e tretë të një viti më parë. Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.172 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 90 lindje.

Sipas të dhënave të INSTAT lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 ishin 6.172, duke shënuar një rënie me 19,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.

Sociologët thonë se një ndër shkaqet e rënies së numrit të lindjeve është fakti se rinia dhe mosha riprodhuese po emigrojnë. Kjo pasi kushtet e jetesës po rriten dita-ditës dhe jetesa po bëhet edhe më e vështirë.

Një nga arsyet kryesore është emigrimi i pandalshëm dhe kryesisht i rinisë dhe i moshës riprodhuese. Kostoja për të mirëpritur dhe miredukuar një fëmijë, nga viti në vit vetëm rritet dhe kjo në kushtet e pagave të ulëta, të pamjaftueshme dhe të pasigurisë në vendin e punës, bën që shumë të rinj të hezitojnë të ndërmarrin këtë vendim të rëndësishëm.

Një tjetër arsye e uljes së numrit të lindjeve është edhe problemi i fertelitetit si te femrat ashtu edhe meshkujt. Ndërkohë që edhe fakti se struktura e familjes ka ndryshuar, përbën shkak për uljen e numrit të lindjeve, pasi çiftet e reja preferojnë të jetojnë vetëm dhe ngurrojnë të bëjnë fëmijë pasi nuk kanë dikë që t’i ndihmojë.

Të bën përshtypje që tre qarqet Gjirokastra, Korça dhe Vlora kanë lindshmërinë më të ulët. Por unë do të thosha se kjo po ndodh në gjithë vendin, shohim zona që po braktisen më shpejtësi nga rinia, shkolla që po mbyllen se nuk kanë nxënës. Numri i ulët i lindjeve në Gjirokastër dhe Korçë për shembull lidhet me faktin që historikisht emigrojnë në Greqi, sepse në fund të fundit, fqinji ynë është vend I BE-së dhe shqiptarët gjejnë kushte më të mira qoftë të jetesës, qoftë të pagesës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit