Mickoski: Në zgjedhjet e ardhshme do më keni kandidat për kryeministër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.11.2022, 09:51

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për Republika, ka kritikuar funksionimin e Qeverisë duke thënë se funksionarë të ndrshëm marin paga të majme mbi normalen ndërsa qyteetarët mezi i’a dalin deri në fund të muajit.

Ai sqaron se nga qeveria po dëgjohet si do të ulin pagat, honoraret e nga ana tjetër shohim se ata në fakt po pasurohen dhe po bëhen milionerë në një mandat dhe përfitojnë disa qindra mijëra euro.

Ai paralajmëron hetime serioze për skandalet e fundit lidhur me nënshtetësinë e Onishçenkos si dhe më herët për Vukotiq dhe Sedat Peker.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Mickoski shprehet se shumica është shumë larg sigurimit të 80 deputetëve ndërsa për të kryer ndryshime në Kushtetutë, sipas tij, duhet të shkohet në zgjedhje dhe kështu qytetarët të vendosin se a duhet të ndodhë kjo apo jo.

Ai foli edhe për partnerin e koalicionit mes partive shqiptare.

“VMRO-DPMNE është partia më e madhe politike dhe ka kapacitet të tillë që vet të caktojë partnerin e koalicionit. Si partner potencial te shqiptarët shoh te opozita shqiptare. Por kjo nuk varet vetëm nga dëshira ime por edhe nga rezultati zgjedhor dhe nga rregullorja e badenterit”, thotë Mickoski.

Ai për herë të parë zbulon se po mendon të kandidohet si bartës liste në zgjedhjet e ardhshme.

“Në zgjedhjet e kaluara dola si bartës i fushatës dhe si bartës për kryeministër që ndoshta nga perspektiva e sotme ishte veprim i gabuar. Në këto zgjedhje do të jem në një nga listat si bartës dhe mandatar për përbërjen e qeverisë së re”, thotë ai. Sa i përket kryetarëve të komunave, ai është i kënaqur nga puna e tyre ndërsa i vjen keq që te kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së nuk ka transparencë dhe llogaridhënie për atë se çfarë kanë punuar.

Sa i përket Shkupit, ai shpreson që kryeqyteti nuk do të ngelet i ngujuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit