HETIMI i “Le Monde”: 27 emigrantëve iu ça gomonia, francezët i lanë të mbyteshin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.11.2022, 08:45

Gazeta Le Monde publikoi dje rezultatet e një hetimi gjyqësor të hapur më 24 nëntor 2021, një ditë pas një tragjedie që ndodhi në Kanalin e Doverit ku një gomone ishte përmbytur duke marrë 27 jetë emigrantësh. Nga hetimi rezultoi se

27 emigrantët në bordin e gomones që po fundosej, kanë thirrur për ndihmë disa dhjetëra herë por nuk u ndihmuan nga askush. Për më tepër, operatori përgjegjës për komunikimet i kërkoi një varke aty pranë që të mos i vinte në ndihmë gomones që po fundosej.

Pavarësisht klithmave dhe lotëve në anën tjetër, ky i fundit zgjodhi të mos i merrte seriozisht thirrjet e shumta për ndihmë dhe preferoi të priste shpëtimtarët anglezë që të merreshin me shpëtimin e emigrsntëve duke u larguar nga ujërat angleze.

Nga ora 02:30 deri në orën 04:30, bashkëbiseduesit e paktë në vështirësi në varkë kërkuan ndihmën e shpëtimtarëve francezë, të cilët vazhduan të refuzonin ose të shpërfillnin kërkesat e tyre.

Mesazhi i tyre i fundit ishte: "Ne po zhytemi në ujë. Po zhytemi. Po zhytemi. Ju lutemi na ndihmoni. Na ndihmoni. Ne po vdesim. Jemi në det, është ftohtë."

Vetëm dy persona i mbijetuan kësaj tragjedie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit