“Të krishterët duhet të marrin shembull myslimanët”/ Mitropolia e Shenjtë: Ai s’është prift, është mashtrues!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.11.2022, 08:25

Pak ditë më parë prifti Nikolla Xhufka deklaroi në media se të krishterët duhet të mësojnë nga myslimanët dhe të falen edhe ata 5 herë në ditë. Ndër të tjera ai u shpreh se të krishterët që nxisin urrjejte ndaj besimtarëve myslimanë janë anti-shqiptarë.

Pas deklaratave të bujshme të Xhufkës, ka dalë në një reagim Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit. Në reagim shkruhet se Xhufka nuk është klerik ortodoks dhe nuk njihet si i tillë nga asnjë kishë në vend.

Të gjitha deklaratat e tij, Mitropolia e Shenjtë i quan mashtrim publik. Në reagim shkohet më tej duke thënë se ky person gënjen haptazi në media se ka kryer studime fetare ndërkohë që ka mbaruar shkollën e mesme profesionale për teknologji ushqimore në Elbasan dhe është përsëritës i vitit të fundit.

KUSH ËSHTË NIKOLLA (BLLAZHDE) XHUFKA? NJË SQARIM I NEVOJSHËM PËR OPINIONIN PUBLIK

«Ruhuni nga profetët e rremë, që vijnë të veshur si dele, por që përbrenda janë ujq grabitqarë.» ‭‭Mateu‬ ‭7‬:‭15‬

1. Nikolla (Bllazhde) Xhufka nuk është klerik ortodoks dhe nuk njihet si i tillë nga asnjë Kishë e krishterë në asnjë vend. Pretendon se është dorëzuar nga një person serbo-rumun, i cili nuk ka asnjë lidhje me Kishen Ortodokse dhe nuk është klerik i saj. Kemi të bëjmë thjesht me një mashtrim të opinionit publik.

2. Nikolla përfaqëson vetëm veten e tij, nuk ka as kishë as komunitet besimtarësh, pavarësisht deklaratave pompoze që bën herë pas here në media.

3. Ka improvizuar në bodrumin e shtëpisë së tij, atë që e quan “kishë”, duke mashtruar haptazi edhe në media se bëhet fjalë për një “kishë paleokristiane – katakomb”.

4. Mashtron dhe gënjen haptazi dhe në media se ka kryer studime fetare ndërkohë që ska bërë anjë të tillë. Sa për saktësi, ka mbaruar shkollën e mesme profesionale për teknologji – ushqimore në Elbasan, madje përsëritës i vitit të fundit.

5. Bën deklarata “patriotike”, ndërkohë përbuz dhe tallet me klerikët ortodoksë shqiptarë, gjithashtu vë në lojë dhe ironizon seriozitetin e liderëve fetarë dhe të klerikëve të besimeve të tjera.

6. Mungesa e formimit fetar bën që deklaratat e tij mediatike në lidhje me besimin ortodoks të jenë të gabuara dhe disinformuese. Ky person nuk varet nga asnjë autoritet kishtar dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij.

7. I vetmi interes i tij është shfaqja mediatike dhe tërheqja e opinionit publik, pavarësisht dëmit që i shkakton figurës së klerikut dhe besimit ortodoks.

8. Deklaratat e tij të papërgjegjëshme në media, nën maskën e petkut fetar, shkaktojnë pakënaqësi, duke nxitur rivalitet mes besimeve fetare, mungesë respekti reciprok dhe për pasojë urrejtje ndërfetare.

9. E shohim me shqetësim mediatizimin e tij. Marrja e informacionit paraprak nga mediat për personin në fjalë, i cili nuk i përket asnjë komuniteti fetar, nuk ka asnjë autorizim, nuk ka formim përkatës dhe nuk përfaqëson askënd përveç vetes së tij, do e bënte të qartë përse nuk meriton të merret seriozisht.

10. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është i vetmi autoritet shpirtëror dhe zyrtar që garanton ruajtjen dhe promovimin e parimeve dogmatike dhe kishtare, e cila udhëhiqet nga organet e saj legjizime në përputhje me statutin dhe kanonet kishtare. Çdo përpjekje, si në të shkuaren ashtu edhe tani, për të nënvlerësuar rolin dhe kontributin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri do të dështojë me hirin dhe ndihmën e Zotit. Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit.

Elbasan më, 16 nëntor 2022

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit