Aktori Anastas Nika ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve/ Kërkohen 12 mijë euro për kurimin e tij

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.11.2022, 19:30

Aktori i njohur shqiptar Anastas Nika është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për trajtim urgjent, por që kushton.

Djali i tij Enea Nika është duke kërkuar ndihmë dhe ka hapur dhe një llogari në “Gofundme”, pasi kurimi i të atit kushton 12 mijë euro.

Për të gjithë ata persona të cilët duan të kontribuojnë, është publikuar numri i llogarisë, ku mund të dërgojnë ndihma për aktorin e njohur.

Djali i tij shkruan:

Po ju shkruaj për një situatë që po ndodh me babain tim prej 5 muajsh. Pasi bëri vaksinën e dytë për Covid në janar, shëndeti i tij ndryshoi në mënyrë drastike. Fillon të ketë vështirësi në ecje, në të folur dhe më vonë në frymëmarrje. Kemi kaluar më shumë se 5 muaj në Spitalin Kombëtar të Neurologjisë në Athinë dhe Tiranë, duke u përpjekur të kuptojmë diagnozën e duhur.
Diagnoza e hershme u besua të ishte ALS (sëmundje nervore e pashërueshme).
Por Zoti është i mirë dhe sot u konfirmua se ai është diagnostikuar me Neuropatinë Motorike Multifokale (MMN).
Ky është një lajm shumë i mirë sepse kjo diagnozë ka një trajtim. Por trajtimi është i shtrenjtë. Vetëm terapia e parë kushton 12000$. E dyta dhe e treta do të varen pas të parës.
Kështu që në këtë situatë po kërkoj ndihmën tuaj nëse mund të mblidhni një donacion për të mbuluar shpenzimet e terapisë së parë; sepse babai im nuk është në gjendje të mirë dhe çdo ditë po përkeqësohet. Tani për tani ai nuk është në gjendje të ecë dhe të qëndrojë vetëm, kështu që ai ka nevojë gjithmonë për një person afër. Gjithashtu, ju lutem mbajeni atë në lutjet tuaja.
Zoti ju bekoftë,
Enea Nika

Anstas Nika ka realizuar me shumë profesionalizëm dhe pasion rreth 130 role në skenë, kinema dhe televizion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit