Policia po heton rastin e sulmit në lagjen “Orta Bunar” të Kumanovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.11.2022, 14:41

Policia është duke punuar në identifikimin e personave të maskuar dhe të armatosur të cilët më 14 nëntor pas mesnate në Kumanovë kishin në shënjestër sulmin ndaj dy të rinjve, Besnik Shabani dhe Elion Zeqiri. Incidenti i ndodhur në lagjen “Orta Bunar” të Kumanovës sipas policisë është duke u hetuar në disa pista, por të paktën tre motive mbeten pa shpalosur për aq kohë sa policia nuk i vërteton dhe dokumenton të njëjtit. Policia zyrtarisht thotë se po punohet mbi bazën e një denoncimi të vetëm.

“Një 20 vjeçar rreth orës 01:20 minuta ka denoncuar se derisa po qëndronte në veturë i shoqëruar nga një person tjetër në rrugën “Karll Marks”, disa persona me gjësende të forta ia kanë dëmtuar veturën. Deri sa është arratisur nga vendi ku ka qenë i sulmuar ka shkaktuar një aksident ndaj një veture të ndaluar. Po punohet për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Denoncuesi mësohet t’i ketë thënë policisë se nuk ka pasur problem me ndonjë individ ose grup dhe nuk i njeh sulmuesit. Grupi i personave të organizuar kanë ardhur në vendin e ngjarjes me tre vetura përmes rrugës “Lube Gaçev” në drejtim të kundërt me rrugën njëkahëshe. Pas sulmit, ndjekin veturën me të cilën largohet denoncuesi përgjatë rrugës “Karll Marks” deri në afërsi të shkollës fillore “Bajram Shabani”. Pasi i ka humbur gjurmët ndjekësve, mësohet se denoncuesi është adresuar në polici ku edhe ka dëshmuar sulmin. Për shkak të shqetësimit është adresuar edhe në kontroll mjekësor.

Një incident paraprak raportohet të ketë ndodhur në “Lagjen e Trimave” ku një grup i personave, njëri prej tyre i kapur në flagrancë, kanë fshirë grafitë të caktuara dhe kanë mbishkruar “Kosova është Serbi”. Derisa policia po punon për zbardhjen e rastit, te banorët e lagjes “Orta Bunarë” është ngritur dyshimi për sigurinë e tyre. Si u organizua ky grup? Kë kishte për qëllim? A ishte një porosi? ose gjithçka ndodhi rastësisht, në mesnatë brenda një lagje të pastër etnike shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit