Banorët e Bulqizës me sytë nga qielli, qindra prej tyre pa qendra shëndetësore

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.11.2022, 12:38

Shqipëria prej 30 vitesh po vuan së tepërmi eksodin në vendet periferike dhe pjesa më e madhe e popullsisë po zbarkon në Tiranë, teksa më pas shumica e tyre zgjedhin të emigrojnë jashtë vendit.

Por përse këta njerëz nuk qëndrojnë në vendlindjet e tyre? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Ekonomia dhe thuajse gjithçka tjetër është centralizuar në Tiranë dhe në vendet si Bulqiza apo shumë të tjerë, jeta është shumë e vështirë.

Në Bulqizë nuk është e lehtë që një profesionist të gjejë punë, por përveç kësaj në shumë fshatra të kësaj bashkie mungon një qendër shëndetësore për vaksinimin, vizitat rutinë apo emergjencat që mund të ndodhin.

Për banorët e fshatrave të thella malore situata është shumë e keqe. Dushaj dhe Lepuraka në njësinë administrative Fushë Bulqizë, kanë 5 vjet pa qendër shëndetësore. Banorët shprehen se “nuk arrijnë ta marrim shërbimin shëndetësor, pasi deri më sot nuk kanë parë asnjë mjek që të vije për shërbim”.

“Më të vështirë e kemi gjatë dimrit, pasi rrugët bllokohen për shkak të dëborës, ka pasur raste edhe të rënda që i kemi mbajtur në krahë”, shprehen ata.

Mungesa e kushteve bazike jetësore në këto provinca ka bërë që edhe ata të paktë mjekë të rinj që dalin, të mos jetojnë në Bulqizë dhe në vendet përreth, duke lënë qindra banorë në këtë gjendje, me sytë lart në qiell duke shpresuar të mos kenë ndonjë urgjencë shëndetësore.

Bulqiza është vetëm një nga vendet e shumta që ka probleme në lidhje me ekzistencën e qendrave shëndetësore për shkak të mungesës së mjekëve.

Gjermania po i merr infermierët dhe mjekët, sepse qeveria po mendon për strategji të tjera, përpara se të hartojë një plan që i bind ata të kontribuojnë në atdheun e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit