Këtë javë mësohet cilat produkte do të lirohen, rryma nuk shtrenjtohet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.11.2022, 12:08

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot njoftoi se këtë javë do të bëhen analiza se çmimet e cilave produkteve do të mund të ulen.

Bekteshi përmendi se nuk do të lejojë keqpërdorime të krizës në shpinë të qytetarëve, kontrollet inspektuese janë shpeshtuar ndërsa madje janë shqiptuar edhe disa gjoba.

“Këtë javë do të bëjmë analiza direkte dhe fizike në supermarketet, ndërsa do të njoftojmë edhe për përqindjen e uljes së çmimeve të produkteve dhe kompanive që e kanë bërë këtë. Inspektorati shtetëror i tregut tanimë punon në përputhje me ligjin e ri për mbrojtje të konsumatorëve, janë intensifikuar dhe kontrollet dhe dje drejtoresha tha se janë shqiptaur disa gjoba”, tha Bekteshi, duke shtuar se ministria në baza ditore mer të dhëna për importin e prodhimeve nga vendimi i drejtorisë së doganave.

Sa i përket rrymës, Bekteshi thotë se rryma nuk do të shtrenjtohet nga 1 janari, ndërsa kompanitë me siguri do të kenë fatura më të ulëta.

“”Tec Negotinë” do të punojë kur kjo të jetë e pagueshme për qytetarët. Pse e them këtë? Nëse shohim çmimin e mazutit për momentin, çmimi i prodhimit të energjisë elektrike për megavat/orë del diku 240-245 euro. Nëse importojmë rrymë, javën e kaluar kemi importuar me 205 euro për mg/h. Flas për çmim mesatar, jo për ditor. Për momentin më lirë është të importojmë se sa të prodhojmë. Në momentin kur të jetë më lirë të prodhojmë, Tec Negotinë do të fillojë të punojë. Qytetarët duhet të jenë të qetë, të gjitha përgatitjet janë bërë, në vazhdimësi do të furnizohen me energji elektirke. Po bëhen dhe kalkulimet nga 1 janari të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për amvisëritë, madje ndoshta do të ketë ulje të çmimit për harxhuesit e vogël”, tha Bekteshi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit