Policia jonë në Kakavijë me metodën “ca të nënës ca të njerkës”/ Qytetarja: Plevitosën 53 pasagjerë pasi shoferi nuk u dha lekë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.11.2022, 11:37

Shpesh herë në redaksinë e JOQ, qytetarë të shumtë denoncojnë rastet ku policët shqiptarë në pikat e kalimit kufitarë korruptohen përmes ryshfetit. Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një qytetare.

Për redaksinë tonë, qytetarja shkruan se rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së sotme, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, policët shqiptarë kalonin në skaner shoferët që nuk u jepnin ryshfet, teksa kontrollonin mjetet, ndërsa pasagjerët me fëmijë të vegjël janë detyruar të presin jashtë në të ftohtë derisa policët kanë kontrolluar makinat e atyre shoferëve të linjave që nuk i korruptonin me lekë.

Qytetarja shprehet se shoferët e autobusëve që u jepnin lekë policëve, kalonin pa u kontrolluar, ndërsa Top Lines futet çdo ditë në skaner për kontroll pasi nuk u jep ryshfet policëve. Qytetarja shkruan se kjo metodë e policëve ka detyruar rreth 53 pasagjerë që të prisnin për 1 orë në të ftohtë derisa, policia e shtetit, që qytetarja i referohet me termin 'mendere' kontrolloi mjetin e shoferit të linjës që nuk i dha lekë për të kaluar.

Qytetari:

Eshte ora 3 e mengjesit dhe ja cben policia shqiptare . Nxjer plackat e njerezve me fmeije te vegjel i plevitos ne mes te nates per te fut ne skaner ata shofera qe nuk japin lek nen dor policave. Policat e shtetit. Shteti menderes. Dmth para 4 oresh. Top lines e futen skaner si para 3 ditesh qe ika si sot qe erdha . Autobusat e tjer jo si fusnin se jepnin lek nen dor. Rinin femijet 3-4 vjec ne radh. Se duan vetem ryshfete. Ka ndodhur ne Kakavij. Tek pala shqiptare. Moment qe arritme kakavij ishin 4 autobuza para nesh dhe asnje su ndalua. Nuk u hapen bagazhet. Ndersa ketij qe ishte me 53 pasagjer i zbritem te gjiths nje Nga nje çantat. Dhe gjith autobusat e tjer qe erdhen ne ate 1 or asnje su shkarkua bagazhet vetm hapej dera e bagazht e mbyllej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit