Popullsia/ Vdekje më shumë se lindje, Shqipëria po tkurret dita-ditës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.11.2022, 10:59

Emigracioni po e tkurr dita ditës popullsinë e vendit tonë, por jo vetëm. Covid-19 ndikoi shumë në rritjen e vdekshmërisë, teksa edhe lindjet po vijnë vazhdimisht në trend zbritës. Kjo ka ndikuar që popullsia e Shqipërisë të pësojë ulje në vitin e shkuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Shqipëria pati një ulje natyrore të popullsisë për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi matja. Emigracioni, që është pasojë e vështirësisë ekonomike, dhe Covid-19 ndikuan në uljen e popullsisë.

Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, 2,8 %, më pak se një vit më parë dhe humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me një vit më parë, për shkak të efekteve negative të pandemisë Covid-19.

Edhe në këtë vit trendi është i njëjtë, teksa në 9 muaj ka pasur 372 vdekje më shumë se lindjet. Kështu, edhe pse me ritme më të ulëta, edhe në vitin 2022 shtesa natyrore e popullsisë është me rezus negativ.

Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se shtesa natyrore ka pasur një trend negativ me të fortë në qarqet e mëdha të Jugut të vendit dhe në Shkodër, teksa qarqet e varfra kryesisht në veri ende ruajnë trend rritës.

Në vitin 2021, Korça kishte rënien më të fortë të shtesës natyrore të popullsisë, ku regjistroi 711 vdekje më shumë se lindje. Më pas vinte Fieri me 554 vdekje më shumë se lindje, Vlora me 543, Shkodra me 336, Gjirokastra me 332, Berati me 282 dhe Elbasani me 232.

Në krahun tjetër Tirana kishte shtesën më të larta të popullsisë në 9 mujor me 1952 lindje më shumë se vdekjet. Edhe pse lindjet në 9 mujor ishin 9% më të ulëta se njëjta periudhë e një viti më parë, vdekjet kanë pësuar rënie edhe më të fortë duke bërë që Kryeqyteti të ketë shtesë natyrore pozitive.

Pas Tiranës, Durrësi kishte shtesë natyrore pozitive me 222 lindje më shumë se vdekjet, Kukësi me 217, Dibra me 160. Ndërkohë, në tre mujorin e fundit të gjitha qarqet kanë shënuar ulje të numrit të lindjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit