FSK nderoi ushtarët serbë, raportohet se i pranishëm ishte edhe Sveçla

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.11.2022, 18:53

Një veprim i Gardës së Nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka irrituar disa qytetarë dhe politikanë të Kosovës. Ata nderuan ushtarët serbë për të cilët ishte raportuar edhe në shtypin botëror e edhe nga personalitete të fuqishme se ishin përfshirë në krime mizore ndaj shqiptarëve të Kosovës, raporton gazeta kosovare Nacionale.

Më poshtë keni raportimin e 1912-s për të bëmat e pabesueshme të këtyre ushtarëve ndaj të parëve të shqiptarëve të Kosovës.

“Këtu qëndrojnë eshtrat e ushtarëve të rënë serbë, që vdiqën në luftërat 1912-1918” ­– shkruhej në pllakën përkujtimore që u nderua edhe nga Garda e Nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës më 11 nëntor.

Më 11 nentor duhet theksuar se shënohet fundi i Luftës së Parë Botërore.

Nderimi i FSK-së nxiti reagime të shumta në rrjete sociale dhe në mediat shqipfolëse, pikërisht për shkak të veprimeve mizore që kishin bërë ushtarë të ndryshëm serbë ndaj popullësisë shqiptare në Kosovë gjatë atyre viteve.

“Ky ështē një skandal i jashtëzakonshëm që poshtëron kujtimin e dhjetëra mijëra parardhësve tanë civilë të pafajshëm që u shfarosën nga ushtarët serbë që nderon ai lapidar.” – ishte komenti që e bëri anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari.

Në anën tjetër, ambasadori gjerman Jorn Rohde që e shpërndau postimin kishte shkruar fare ftohtë këto fjalë:

“Bashkë me ambasadorin (e Francës) Olivier Guerot sot në orën 11 shënuan Armëpushimin e 11 nëntorit për t’i nderuar të gjithë ata që vdiqën për vendet tona në konfliktet dhe luftërat e kaluara dhe të tanishme.” – tha ai, derisa ofronte edhe fotografitë që u cilësuan si turpëruese për ushtarët e FSK-së. Çka ndodhi me shqiptarët në atë kohë nga ushtarët serbë?

Në një artikull botuar në the New York Times më 31 dhjetor 1912 e të titulluar “Ushtria serbe la gjurmë gjaku; Mijëra bura, gra dhe fëmijë të masakruar në marshin drejt detit, thonë raportimet hungareze.” dokumentohen disa prej këtyre krimeve. Këto raportime do të publikoheshin edhe në The Daily Telegraph. Më poshtë keni disa pasazhe nga ky raportim,e të cilat nuk rekomandohen të lexohen nga njerëz me ndjeshmëri të lartë:

“Gjatë marshimit përmes Shqipërisë për në det serbët jo vetëm që vranë dhe ekzekutuan në mënyrë të pabesë shqiptarë të armatosur, por me mizori si prej bishe nuk e ndalën veten edhe para njerëzve të paarmatosur e të pambrojtur, pleqve dhe grave, fëmijëve dhe foshnjeve në gji të nënave.”

“Mes Kumanovës dhe Uskubit (Shkupit) diku rreth 3 mijë njerëz u vranë. Afër Prishtinës, 5000, ekskluzivisht arnautë (shqiptarë), ranë në duart e serbëve, jo me anë të luftës së ndershme, por me anë të vrasjes së pajustifikueshme.”

“Për të kryer këto krime, ushtarët e tërbuar madje edhe shpikën metoda të reja të mizorisë për të kënaqur epshin e tyre për gjak. Në shumë fshatra shtëpive iu vu zjarri, dhe derisa banorët fatkeq iknin prej flakëve qëlloheshin para grave e fëmijëve të tyre, dhe më pas gratë e pambrojtura detyroheshin të shihnin fëmiët e tyre që bukfalisht copëtoheshin me bajoneta.”

Këto krime mizore ishin raportuar edhe nga një personalitet i madh në histori si komunisti Leon Trotsky (Lev Davidovich Bronstein). Ai ishte dërguar nga Vjena në Ballkan në vjeshtën e vitit 1912 si korrespondent ushtarak i Kievskaya Mysl për të mbuluar ngjarjet që po ndodhnin në Luftërat Ballkanike.

Edhe Trotsky do të përshkruante në mënyrë të detajshme mizoritë e kryera ndaj shqiptarëve, ndërsa besohet se burim e ka pasur një person me emrin Dimitrije Tuqoviq (themelues i Partisë Social-Demokrate Serbe) që kishte shkruar ekskluzivisht për krimet kundër shqiptarëve.

Gazeta Nacionale raporton se i ka shkruar edhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për të marrë një prononcim në lidhje me rastin por deri në këtë moment nuk ka marrë një përgjigje.

Ndërkohë, për një gjë të tillë së fundi kanë raportuar edhe mediat në gjuhën serbe, siç është rasti me Kosovo-Online.

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se pjesëmarrës në ngjarjen ku u nderuan këta ushtarë serbë nga FSK-ja ishte edhe Xhelal Sveçla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit