Presidentja Osmani: Zgjedhjet në veri mund të mbahen me 18 dhjetor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.11.2022, 15:56

Partitë politike në vend, kanë dhënë qëndrimet e tyre para presidentes Vjosa Osmani, për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat e Kosovës, si në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan .

Pas takimit me drejtues të partive politike pjesëmarrëse, presidentja Osmani deklaroi se janë ftuar në takim, të gjitha partitë politike të regjistruara në KQZ dhe në komunat ku mbahen zgjedhjet.

Ajo tha se sipas ligjit, brenda dhjetë ditësh duhet të caktohet data e zgjedhjeve e që ky afat i fundit, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave atje, është nesër (e martë).

“Dhe sipas ligjit, ato duhet të mbahen jo më larg se data 18 dhjetor”, deklaroi presidetja Osmani.

Ajo tha se nga të gjitha partitë prezente, ka kërkuar datën 18 dhjetor, në mënyrë që të bëhen përgatitjet e nevojshme.

Osmani u shpreh se data tjetër është 11 dhjetor, por e cila jep më pak kohë për përgatitje qoftë të partive, por edhe organeve të sigurisë dhe KQZ-së.

Presidentja deklaroi se megjithatë data 18 dhjetor është më e pranushme, por pasi të merret qëndrimi i KQZ-së.

“Sot në mbrëmje ose më së largu nesër në mëngjes, do ta caktojmë datën e zgjedhjeve për katër komunat në veri të vendit”, tha Osmani, duke iu rikujtuar serbëve të Kosovës se këto zgjedhje mbahen si pasojë e dorëheqjes së kryetarëve të komunave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit