Ka 3 vite që nuk ecën/ 29 vjeçari Elmond ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve, kërkon të jetojë si të gjithë shokët e tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.11.2022, 09:33

Elmond Toli, 29 vjeç nga Fushë Kruja ka nevojë që të gjithë bashkë të mblidhemi dhe të kontribojmë sado pak për të ndryshuar jetën e tij. I riu para 3 vitesh u përball me një aksident që e la me pasoja të rënda. Pas aksidentit Elmondi përfundoi në gjendje koma, ku çdo ditë po përballej me plagët duke luftuar për të jetuar, teksa gjendja e tij sot është i paralizuar, ku nuk mund të lëvizë.

E motra e të riut, përmes redaksisë së JOQ Albania, u bën thirrje shqiptarëve të vënë dorën në zemër dhe të ndihmojnë financiarisht që i vëllai të transportohet në një qendër rehabilitimi në Turqi, pasi vetëm atje i kanë dhënë shpresë se i vëllai do të përmirësohet.

Në Shqipëri shëndetësia jonë e cila nuk plotëson me bazë spitalet, nuk i kanë dhënë shpresë Elmondit se do të vazhdojë të ecë dhe të jetojë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, ndaj dhe motra i është drejtuar redaksisë sonë për të publikuar apelin për ndihmë, si e vetmja faqe ku shqiptarët mund ta shohin si rast dhe mund të ndihmojnë që Elmondi t'i rikthehet jetës së tij.

"Prsh JOQ. Vellai ka ber aksiden para 3 vitesh dhe nuk e leviz kembet dhe gishtat Ne karroc 3 vite Vllai im ka ber aksident dhe gjendja e tij ne fillim ishte shum e keqe askush nuk jepte shpresa per te dhe po te shpetonte doktoret thonin qe nga truri sdo kishte asgje por me shpresen e zotit ai u zgjuq nga koma dhe tani ai flet dhe esht shum mir nga truri por duhet nje qemder rehabilitimi e cila kushton shum dhe esht e pamumdur te perballohet perndryshe vellai im do te kaloj gjith jeten keshtu pa asnje shpres Kam folur me nje mjek turk qe esht nje qemder rehabilitimi ne turqi vetem ato me kan dheme shpresa se mund te ngrihet ne kemb Ai esht vetem 29 vjec dhe don qe te eci si gjith shoket e tij", shkruan motra e Elmondit për JOQ

Për të gjithë shqiptarët që duan të ndihmojnë që Elmondi të ngrihet përsëri në këmbë dhe të vazhdojë jetën normalisht mund të kontaktojë në numrin e celularit: 0676768739

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit