Mamaja detyron vajzën 9-vjeçare që të bëhet operacion për t’u dukur më e bukur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.11.2022, 01:13

Një nënë nga Japonia i ka kërkuar vajzës së saj nëntëvjeçare që t'i nënshtrohet një operacionin për ta bërë atë të duket "e bukur".

Rucchi(emri i nënës) tha se qepallat e dyfishta janë një tipar i fytyrës që shumë njerëz aziatikë nuk e kanë por që është standardi i bukurisë.

Nëna ime dhe motra e vogël kanë sy të mëdhenj, ndërsa unë kam pasur një monolid(forma e qepallave). Të gjithë mendonin se motra ime më e vogël ishte shumë më e lezetshme se unë. Një vajzë ka nevojë për qepallat e dyfishta. Unë kurrë nuk kam parë një vajzë me monolide që më duket e bukur.

Pavarësisht moshës së saj, vajza Micchi mezi pret të bëjë operacionin e dhimbshëm.

Nëse mund të durosh dhimbjen e operacionit plastik, kjo të bën një person të bukur, për mendimin tim.

Micchi shtoi se ajo dëshiron të bëjë një operacion plastik sepse sytë e saj janë "shumë të ngushtë". Rucchi beson se operacioni plastik është i nevojshëm. Ajo bëri një operacion të dyfishtë të qepallës kur mbushi 18 vjeç dhe do të donte që kjo të kishte ndodhur më herët.

Doja që kjo procedurë të kishte ndikim pozitiv tek ajo. Nuk doja që ajo të rritej me një kompleks për këtë, ky ishte shqetësimi im kryesor.

Kirurgjia plastike për të miturit është e ligjshme në Japoni për sa kohë që ata kanë pëlqimin e prindërve. Vendi renditet i katërti në botë për numrin më të madh të procedurave të kirurgjisë plastike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit