“Kërkojnë të më mbyllin gojën”, shoku i Learit: Policia më përndjek, nesër mund të gjendem i vdekur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.11.2022, 22:47

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë vijon të jetë e rrethuar plot me mister. Pak kohë më parë shoku i ngushtë i Learit dha detaje të rëndësishme në lidhje me vdekjen e tij por duket se dëshmitë e tij po i rrezikojnë jetën.

Zyhdi Spahiu, 36-vjeç ka treguar gjatë një emisioni televiziv se ndodhet nën përndjekjen e policisë. Kjo sepse pas dhënies së dëshmisë është thirrur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës dhe është mbajtur për rreth 3 orë dhe mbahet vazhdimisht nën vëzhgim nga policia.

Më 2 nëntor, Spahiu është shoqëruar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ai është ndaluar nga policia vetëm pak metra pasi kishte komunikuar me ta për të lëvizur makinën, pasi siç tregon, kishte marrë diçka për të ngrënë në një “fast food” te rruga e Durrësit.

Këta me doemos duan diçka që të kapen me mua duan të dinë ca bëj, ca ha, ca pi, ku fle, çdo gjë. Mundohen të më mbyllin gojën, por mua nuk do të ma mbyllin gojën. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj.

Ai thotë se në momentin e arrestimit ka qenë i njëjti punonjës policie që ka qenë natën kur Leari është shoqëruar dhe e ka kërcënuar duke i thënë se “ça i kë bërë vetes me këtë deklaratë, do të dalë nga hundët”. Ai gjithashtu ka treguar se natën që është shoqëruar Leari, ai ka qenë i dehur dhe ka kundërshtuar forcat e rendit, por është lënë i lirë në këmbim që të mos fliste.

Ligji është i barabartë për të gjithë. Ke bërë një krim do marrësh dënimin, siç mbaj unë përgjegjësi. Kam bërë një krim, kam vuajtur dënimin. Shpresoj që ata të marrin dënimin e duhur sepse vëllanë tim, Learin nuk e kthejmë dot më. Shqiptarët janë të gjithë me mua sepse e dinë se policia jonë është shumë harbute. Nuk ka mënyrë komunikimi fare. Në momentin që do ndalohet çdo qytetar do trembet. Sikur jemi në luftë, ne s’jemi në luftë. Detyra e këtyre është ta mbrojnë qytetarin.

Më tej ai zotohet se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për Learin dhe se policia lodhet kot me këto forma presioni për t’i mbyllur gojën.

Këto kot lodhen, unë gojën nuk do e mbyll. Edhe mbas 10 vjetësh unë këtë version do kem. Ata të tre, ata maskarenj do të marrin dënimin e merituar. Vëllai im ka ikur në tokë, nuk kisha mundësi ta shpëtoja, por të paktën drejtësia të vihet në vend. Nëse duam të bëjmë drejtësi. Nëse s’duam të bëjmë drejtësi, me keqardhje e them që nesër mund të gjendem edhe unë i vdekur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit